12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Haziri për koalicionin e VV’së me PDK’në: Kërkuan burgosjen e Thaçit e Veselit, sot janë në të njejtin shtrat

Rekomandime

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për koalicionin e Lëvizjes Vetëvendosje me Partinë Demokratike të Kosovës në Komunën e Gjilanit.

Haziri në dpt te Fidani në T7 ka thënë se është dëshmuar se kush janë ata që kanë kërkuar burgosjen e ish-presidentit Hashim Thaçi dh eish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli e që sot “kanë hyrë nën jorganin e tyre”.

- Advertisement -

Ai shtoi se nuk duhet të ju vie keq për të kaluarën.

“Kjo është ajo që quhet ‘jeta është më e gjatë sesa proceset politike’.

Kjo dëshmon, kush është ai që ka dalë rrejshëm, që ka bërë montazhe të fotografive.

- Advertisement -

Kush janë ata që ja kanë kërku burgosjen Hashim Thaçit, Kadri Veselit, me flamuj në krahë e sot janë hy nën jorganin e tyre, janë në një shtrat t’u fjet.

Nuk duhet me ju ardhë keq prej të kaluarës së tyre”, ka thënë Haziri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit