Forca të shumta të Policisë së Kosovës mbrëmë u gjendën në objektin e Bankës Qendrore të Kosovës.
Arsyeja e gjithë kësaj ishte ndezja e alarmit në objektin e këtij institucioni.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se alarmi kishte bërë që brenda këtij institucioni të arrinte edhe vetë Guvernatori i BQK-së dhe zyrtarë të shumtë policorë.
Por e gjithë kjo kishte të bënte vetëm me një problem teknik brenda objektit.
Madje një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga vetë zyrtarët e BQK-së.
Kushtrim Ahmeti, zëdhënës i Bankës Qendrore të Kosovës ka thënë për media se ka pas mundësi që kishte rrjedhje të ujit diku e të ketë mbetur ndonjë dritare hapur apo diçka e ngjashme që ka çuar më pas në ndezjen e alarmit.
“Kur erdha unë gjithçka ishte qetë, nuk është se ka pasur diçka”, tha ai.
E nga ky alarm është publikuar edhe një video në rrjetet sociale.