9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kim Jongu lanson raketën balistike: Vlerësohet 10 herë më e madhe sesa shpejtësia e zërit

Rekomandime

Koreja Veriore ka lansuar atë që dyshohet se është raketë balistike, në brigjet lindore të shtetit.

Ushtria e Koresë Jugore ka thënë se kjo raketë mund të jetë më e avancuar sesa “raketa hipersonike” që kanë testuar verikoreanët javën e kaluar.

- Advertisement -

Sipas vlerësimeve fillestare, raketa ka udhëtuar më shumë se 700 kilometra, me një lartësi maksimale prej 60 kilometrash, dhe shpejtësi 10 herë më të madhe sesa shpejtësia e zërit, kanë thënë zyrtarët jugkoreanë përmes një deklarate.

“Ne vlerësojmë se kjo është raketë më e avancuar sesa ajo që ka testuar Koreja Veriore më 5 janar, ndonëse autoritetet jugkoreane dhe ato të inteligjencës amerikane janë duke kryer analiza të detajuara”, është thënë në deklaratë.

Lansimi i 11 janarit ka ardhur teksa anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë takuar në Nju Jork për të diskutuar atë që Phenjiani e ka quajtur raketë hipersonike.

- Advertisement -

Zyrtarë të ushtrisë së Koresë Jugore kanë vënë në pikëpyetje pretendimin se fqinji i tyre verior ka lansuar raketë hipersonike, duke thënë se deklaratat kanë qenë të “ekzagjeruara”.

Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndalojnë testimin e të gjitha raketave balistike të Koresë Veriore dhe kanë vendosur sanksione kundër programit të armëve në Phenjan.

- Advertisement -

Prej shpërthimit të pandemisë, Koreja Veriore ka mbyllur kufijtë, gjë që ka ngadalësuar tregtinë dhe ka bllokuar takimet diplomatike me prezencë fizike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit