5.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Kikboksieri kosovar rrah brutalisht serbin, feston me shqiponjë – gjyqtarët ia vjedhin fitoren për inati

Rekomandime

Kikboksierit kosovar, Valdrin Ibishit iu është bërë një padrejtësi e madhe në Kampionatin Evropian që është duke u mbajtur në Hungari pasi gjyqtarët ia mohuan fitoren në meçin përballë serbit Bogdan Drashkoviq

Valdrin Ibishi dominoi tërë meçin ndaj serbit Bogdan Drashkoviq, por gjyqtarët vetëm 40 sekonda para se të përfundonte përballja, kthyen rezultatin në favor të kikboksierit serb.

- Advertisement -

Në fund të meçit Valdrini ka bërë shqiponjën me duar, që në fund i kushtoi me humbje, por duhet kujtuar se nuk ka pasur ndonjë incident pas këtij veprimi.

Lutfi Menxhiqi, përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës në Kikboks dhe Valdrin Ibishi në një prononcim për Reporterin kanë treguar në detaje se çka ka ndodhur në këtë takim.

Përzgjedhësi gjithashtu ka kritikuar institucionet shtetërore në veçanti Komitetin Olimpik, të cilët e kanë ranguar Federatën e Kikboksit në nivelin më të ulët.

- Advertisement -

Menxhiqi edhe pse është selektor nuk ka mundur të shkojë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Budapest të Hungarisë dhe krejt kjo shkaku i buxhetit.

- Advertisement -

Në Hungari udhëtuan vetëm 4 garues, kryetari i Federatës, Fatmir Makolli dhe trajneri Ilir Menxhiqi. Duhet theksuar se në këtë udhëtim nuk kishte asnjë mjek ose ndonjë fizioterapeut që do t’iu kryente shërbime garuesve në rast të ndonjë lëndimi.

“Na nuk kem përkrahjen e shtetit, Komiteti Olimpik neve si Federatë na ka kategorizu shumë poshtë,” ka thënë selektori Lutfi Menxhiqi.

“Ma e keqja është se unë si selektor nuk kam mundur të marrë pjesë shkaku i buxhetit. Arsyeja pse e kam dërguar Ilirin është se ai është edhe trajner personal i Valdrinit dhe i garuesve tjerë, gjithashtu është shumë i afërt me ta. Gjithmonë selektori shkon me garuesit, por në këtë rast shkaku i buxhetit ishte pyetja se a të shkoj unë apo Iliri.

Për një garë komplet hargjimet për një garues arrijnë shifrën rreth 1400 eurove.

“Për një garë, komplet hargjimet shkojnë 1300 deri 1400 euro për një garues,” vazhdoi Menxhiqi.

Lutfi Menxhiqi gjithashtu ka treguar se në katër garat e fundit ai e kishte marrë me vete trajnerin Ilir Menxhiqin, por duke e financuar nga xhepi i tij dhe jo nga Federata.

Selektori, Lutfi Menxhiqi ka treguar në detaje se si iu bë padrejtësia nga gjyqtarët në meçin e Valdrinit ndaj kikboksierit serb.

Ai ka thënë se rusët dhe serbët kanë ndikim në referim dhe kthyen rezulatin në favor të Drashkoviqit krejt në fund ani pse dukshëm më i mirë ishte Valdrin Ibishi dhe kjo mund të dëshmohet edhe nga video e meçit.

“Rusët dhe serbët kanë ndikim në referim, gjatë meçit Valdrini vazhdimisht ka qenë aktiv dhe gjatë rundit të dytë edhe e rrëzon serbin, ku gjyqtari ia bën edhe numërimin serbit edhe deri në fund 40 sekonda të fundit ai[Valdrini] dominon 3-0 dhe në fund bëhet një padrejtësi shumë e madhe nga gjyqtarët edhe ia kthejnë rezultatin serbit pa ndonjë arsye,” shtoi Menxhiqi.

Pasi përfundoi meçi kikboksieri kosovar bëri shqiponjën me duar.

“Pas përfundimit të meçit Valdrini e bën shqiponjën me duar, reagojnë serbët edhe përfundon pa incident. Në fund trajneri, Ilir Menxhiqi kur bën ankesën për shkak të meçit, kryetari i Federatës Botërore fillon duke thënë se ne i kemi provokuar atje reprezentacionet. Por, edhe serbët kanë provokuar vazhdimisht duke bërë me tre gishta dhe këngë nacionaliste, ata pasoja nuk marrin pasi ishte iniciativë e tyne edhe me na suspendu neve prej asaj gare. U formua një komision, por ankesa nuk është marrë parasysh me pretekstin që ai e ka bërë shqiponjën në fund,” përfundoi Menxhiqi.

Por, vendimin skandaloz të gjyqtarëve e ka komentuar edhe kikboksieri Valdrin Ibishi, i cili ka treguar se kishte festuar me shqiponjë pasi kishte menduar se e kishte fituar përballjen ndaj serbit.

“Gjatë gjithë meçit nga rundi parë e deri tek i treti kam qenë duke avancuar 3-0, ku me rregulla ky është një rezultat shumë i thellë, gjithashtu e kam hedhur kundërshtarin në tokë në rundin e dytë, kurse në sekondat e fundit të meçit gjyqtarët e kanë rikthyer epërsinë 2-1 në favor të kundërshtarit, është e pamundur të kthehet rezultati në atë mënyrë,” ka thënë Ibishi për Reporterin.

Valdrini tutje thotë se ky meç ka qenë i ndikuar totalisht nga gjyqtarët, pas njëri nga ta ka qenë nga Serbia.

“Ky meç ka qenë i ndikuar plotësisht nga gjyqtarët për arsye se njëri nga gjyqtarët anësorë që i numëron pikët ka qenë nga Serbia,”.

18 vjeçari gjithashtu komentoi edhe gjestin e tij ku e kishte bërë shqiponjën me duar.

“Shqiponjën e kam bërë se është simboli ynë dhe kam qenë i sigurt që e kam fitu meçin dhe kam pas dëshirë me festu në atë mënyrë, pa e provokuar askënd,” përfundoi Ibishi.

Ndryshe, pas dy muaje Valdrin Ibishi do të marrë pjesë në një tjetër garë në Sarajevë, kësaj radhe do të garojë në kategorinë e seniorëve. /Reporteri/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit