10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Për herë të parë, zyrtari i lartë rus e pranon se Iufta me Ukrainën iu doli ndryshe

Rekomandime

Lufta e agresionit rus në Ukrainë ka zgjatur më shumë se dy javë. Nga Moska thuhet se trupat ukrainase vazhdojnë të bëjnë rezistencë të fortë.

Për herë të parë, një zyrtar i lartë ushtarak ka pranuar se Rusia nuk po bën përparim në Ukrainë siç ishte planifikuar. Sipas Moskës, separatistët pro-rusë në rajonin e Luhanskut vazhdojnë të ndeshen me rezistencë të fortë nga trupat ukrainase.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov në konferencën e tij të ka thënë se ushtria ruse ka përparuar edhe 11 kilometra në Ukrainën Lindore.

“Dëshiroj të them se po, gjithçka nuk po shkon aq shpejt sa kemi pritur. Por, ne do të fitojmë dhe po përparojmë” ka thënë kreu i Gardës Kombëtare Ruse, Viktor Solotov.

Numri i objekteve ushtarake të shkatërruara që nga fillimi i luftës më 24 shkurt tani është rreth 4000 – duke përfshirë më shumë se 1200 tanke dhe automjete të blinduara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit