21.5 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Duda Balje kërkon sqarim nga Glauk Konjufca për shpenzimet e derivateve: Krejt po më thërrasin Naftë

Rekomandime

Deputetja e SDU-së në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka kërkuar sqarim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca se pse sot në seancën e Kuvendit nuk e përmendi çështjen e shpenzimeve të naftës.

- Advertisement -

Balje e ka akuzuar, Konjufcën se nuk pati guxim të thoshte të vërtetën derisa ka thënë se njerëzit në rrugë po e quajnë Naftë.

“I nderuari Kryetar i Kuvendit të Kosovës z.Glauk Konjufca, Nga pozita në të cilën jeni, keni qenë të detyruar t’i drejtoheni publikut në emër të të gjithë deputetëve për shpenzimet e udhëtimit që rregullohen me Rregulloren e Kuvendit. Pse nuk pate guximin te thuash të vërtetën, të pakten timen. Për herë të parë që kur jam bërë deputete e këtij vendi, ndihem shumë keq, sepse në tre ditët e fundit kam pasur mbi 280 telefonata nga mediat, çdo qytetar tjetër që më kalonte në rrugë thoshte emrin “naftë” në forma e kontekste të ndryshme”, shkruan deputeteja.

Ajo po ashtu ka thënë se në shkollë djali i saj ka pasur debat me nxënësit sepse po e quajnë nënën e tij hajdute, për shkak të reagimeve të shumta për shpenzimet e derivateve ku Balje figuroi në listën që mori më së shumti para për derivate.

- Advertisement -

Deputetja Balje ka kërkuar që Konjufca të tregojë të vërteten ose të marrë iniciativën për të ndryshuar këtë ligj.

“Dje, djali im 13-vjeçar pati një diskutim në klasë me miqtë e tij se si nëna e tij është një “hajdute”. Edhe djalit tim i është vështirësuar të shkojë në shkollë, për shkak të komenteve të ndyshme në emrin tim. Paramendoni si ndihet fëmija im në këto moment! Unë nuk jam hajdute dhe ti je kryetar i Kuvendit në të cilin punoj, thuaj të vërtetën, ose ndrysho rregulloren, merr një vendim tjetër për shpenzimet, hidhe në tryezë iniciativën e ligjit për deputetët. Si kryetar i kuvendit ju takon të thuani të vërtetën e ti dilni në mbrojtje deputetëve të cilët nuk kanë vepruar asgjë kundër rregullores dhe ligjit’, shkruan ajo.

- Advertisement -

Kujtojmë se reagim mjaft të madh pati lista që u publikua ku deputetët përveç pagës së tyre përfitonin shuma të majme edhe për udhëtimin deri në Kuvend për derivate. Ata marrin qindra euro cdo muaj për këtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit