Një autobus nga Kosova është rrotulluar në afërsi të Krushevacit në Serbi.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima por vetëm të lënduar.
Mediat serbe raportojnë se ky është autobus që qarkullon në linjën Prishtinë – Graz.
Në rrjet janë duke qarkulluar edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku shihet autobusi i një kompanie turistike kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.