2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Konjufca i përgjigjet Sekretarit Blinken i cili i kërkoi Kurtit zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i është përgjigjur sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për zbatim të vendimit për Manastirin e Deçanit. Konjufca në emisionin Pressing në T7, thotë se çështja e Manastirit të Deçanit është “problematike”.

“Ajo problematike është fort”, tha Konjufca.

- Advertisement -

“Me Manastirin është problem shumë i madh qysh ka vendos Gjykata aty. Unë e di që vendimet e gjykatave janë të pa komentushme mirëpo unë mendoj që precedenti për Kosovën që mundet me prodhuar është i krahasueshëm me Zajednicën”, tha Konjufca.

“E kemi të qartë që vendimi gjyqësor është marrë. Është sipas një vendimi por i Millosheviqit është ai por Gjykata e Kosovës edhe me fajin tonë e ka marrë atë vendim”, shtoi ai.

“Edhe me fajin e Komunës se Komuna nuk ka shkuar me mbrojt çështjen. Komuna e Deçanit e ka një përgjegjësi po aq sa gjyqtarët që e kanë marrë atë vendim. Por unë me ju po du me nda edhe diçka tjetër. Nuk e përjashtoj që institucionet e rendit, sigurisë dhe të drejtësisë me ardh deri te një konstatim se ky është një rast edhe i korrupsionit prej gjyqtarëve”, theksoi Konjufca.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit