8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Amerika i jep ultimatum Kinës për coronavirus, pritet shpejt izolimi i saj

Rekomandime

Amerika ultimatum Kinës: Ose na lejo të hetojmë origjinën e koronavirusit, ose do të të izolojmë

- Advertisement -

Kina duhet të zgjedh që ose të lejojë një tjetër hetim për origjinën e koronavirusit ose të izolohet nga komuniteti ndërkombëtar, ka paralajmëruar këshillitari i sigurisë kombëtare të Joe Bidenit, Jake Sullivan.

Ai dha këtë paralajmërim gjatë një interviste me Chris Wallace-in në Fox News.

I pyetur se a ka për qëllim Bideni që hetimi i ri për origjinën e virusit të jetë hetim i “pavarur”, Sullvan tha që presidenti kishte bindur aleatët e Washingtonit në G7 që të bënin presion ndaj Pekinit, shkruan RT, përkthen Periskopi.

- Advertisement -

Pekinit, shtoi ai, i ishte dhënë ultimatum: ose të pajtohet me kërkesat dhe të “lejojë… hetuesit që të bënin punë të vërtetë në gjetjen se kah erdhi virusi ose “të përballet me izolim nga komuniteti ndërkombëtar”.

Kina ishte tema kryesore e samitit të G7-s që u mbajt javën e kaluar nga liderët e ShBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Italisë dhe Kanadasë.

- Advertisement -

Pekini e kishte denoncuar këtë deklaratë si “shkelje serioze të normave bazike të marrëdhënieve ndërkombëtare,” duke e akuzuar “Klikën e G7-s” se po mbjellte ndasi në kohën kur duhej përpjekje e bashkuar

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit