10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Qeveria “mobilizohet” për ditën kur mbahet referendumi- Shumë pjesëtarë të Policisë ftohen që të dielën të dalin në punë

Rekomandime

Të dielën më 16 janar do të mbahet Rreferendumi në Serbi, ku qytetarët serb përmes një PO-je ose JO-je do të vendosin për ndryshimet Kushtetutese të këtij vendi.

Aktualisht krerët e shtetit kosovar si Presidentja, kryeminsitri dhe kryetari i Kuvendit kanë një qëndrim të betonuar se ky referendum nuk mund të organziohet edhe në Kosovë meqë sipas tyre direkt shkelet sovraniteti i republikës sonë, përfshirë këtu edhe Kushtetutën e vendit.

- Advertisement -

Presioni i vendeve mike të Kosovës, si ato të QUINT-it ka vazhduar mbi Qeverinë, Presidencën dhe Kuvendin në mënyrë që të lejohet organizimi i referendumit edhe shtetasit serb që jetojnë në Kosovë, për të votuar për ndryshimet kushtetuese të Serbisë, e që kanë të bëjnë me reformat në drejtësi, me qëllim që legjillacioni i shtetit serb të përafrohet me ato të vendeve të Bashkimit Evropian.

Gjithçka që është zyrtare e dihet deri në këto momente është se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftuar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të shtunën në orën 14:00, ku pas debatit parlamentar synohet edhe nxjerrja e një rezolute në Kuvend përmes së cilës do të konfirmohet edhe njëherë qëndrimi se organizimi i referendumit serb në Kosovë është jashtë çdo ligji dhe kushtetutës së vendit.

Në një vijë me qëndrimin e Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Glauk Konjufcës janë edhe ldieret e partive opozitare si Memli Krasniqi i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së.Që të tre liderët e opozitës janë kategorikë se një referendum i tillë nuk duhet të lejohet të mbahet në Kosovë.

- Advertisement -

Por çka pritet të ndodhë të dielën në Kosovë?Burime të Gazeta Blic brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme që drejtohet nga Xhelal Sveçla, kanë zbuluar një detaje interesant.

E, këto detaje kanë të bëjnë se disa pjesëtarë të policisë së Kosovës, prej njësive të ndryshme janë ftuar që të dielen të dalin në punë.“Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës të njësive të ndryshme tashmë janë njoftuar se këtë të diel duhet të dalin në punë”, ka thënë ky burim i Gazetës brenda MPB-së.

- Advertisement -

Ky burim nuk ka mundur të saktësoj se sa është numri i policëve që janë lajmëruar se duhet të jenë në punë këtë të diel.

“E di se ftesa për të dal në punë lidhet me referendumin e paralajmëruar nga ana e Serbisë me 16 janar…..”, ka shtuar tutje ky burim.

Gazeta Blic ka provuar të flas me zyrtarë të MPB-së por qasja ka qenë e pamundur meqë askush nuk është lajmëruar.Njësoi kanë vepruar edhe zyrtarë për media në policinë e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit