16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Serbët e Graçanicës: Do të votojmë në referendum, nëse na lejon Qeveria e Kosovës

Rekomandime

Të dielën, më 16 janar, qytetarët e Serbisë do të votojnë për ndryshimin e pjesës së Kushtetutës që i referohet gjyqësorit, por ende nuk dihet nëse serbët në Kosovë do të arrijnë të votojnë.

Në Graçanicë dhe fshatrat përreth janë ende në pritje të informatave nëse dhe si do të mund të votojnë, përcjell lajmi.net.

- Advertisement -

“Më besoni, nuk e di, nëse Kurti e lejon, do të votoj. Sigurisht që do të votoj”, tha një nga banorët e Graçanicës për mediumin ‘Kosovo-Online’.

Ngjarjet po i përcjell edhe Gradimir Laziq, i cili thotë se referendumi është çështje për të cilën vendos Qeveria e Kosovës.“A do ta lejojnë është pikëpyetje. Qeveria e Kosovës ka të drejtat e saj, vendos për shtetësinë e saj, edhe pse nuk ka shtet. Ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Siç vendosin ata, ne do të bëjmë”, thotë Laziq.

Qeveria e Serbisë ka organizuar referendumin duke thënë se me ndryshimet po bëhet harmonizim i legjislacionit të Serbisë me atë të Evropës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit