8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ambasada gjermane: Po e monitorojmë situatën politike në Kosovë dhe po marrim shënime

Rekomandime

Sikurse vendet e tjera edhe Kosova është duke u përballur me rrezikun e pandemisë COVID-19 e njohur si coronavirus.

Përveç kësaj krize, Kosova ka gjasa të futet edhe në krizë politike, kjo për faktin se LDK tashmë ka vendosur të dalë nga koalicioni qeverisës me LVV-në, madje kanë nisur edhe mocion për rrëzimin e Qeverisë.

- Advertisement -

Duke parë këto zhvillime, përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Kosovë, kanë kërkuar që të ketë unitet ndaj spektrit politik në luftimin e pandemisë së COVID-19.

Ambasada Gjermane në Kosovë në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se në këtë periudhë mirëqenia e qytetarëve duhet të jetë në fokus.

Në këtë urgjencën aktuale shëndetësor, nevoja e veprimit proporcional në përputhje me kushtetutshmërinë dhe detyrimet ndërkombëtare për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës duhet të mbetet në fokus.

- Advertisement -

Në këtë këndvështrim, liderët politikë kanë përgjegjësi të plotë për të marrë përsipër sfidat e krizës COVID-19 në një mënyrë konstruktive”, thuhet në përgjigjen e ambasadës gjermane.

Tutje ambasada ka theksuar se do të monitorojë nga afër zhvillimet e mëtejme.

- Advertisement -

“Ne do të monitorojmë nga afër dhe do të marrim shënime të për zhvillimet e mëtejme”, kanë deklaruar për Telegrafin nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Ndryshe, ambasada amerikane nuk ka dashur të komentoi zhvillimet politike, mirëpo ka theksuar se është duke punuar me institucionet e Kosovës për të ta tejkaluar pandeminë e COVID-19.

Kujtojmë se sot kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që ta heqë tarifën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe ta anulojë vendimin për shkarkimin e ministrit Agim Veliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit