7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Fqinji i shkruan Speciales për ta liruar Rexhep Selimin: Ai i bie çiftelisë, këndon këngë kreshnike

Rekomandime

Rexhep Selimi po kërkon nga Gjykata që t’ia mundësojë lirimin me kusht. Në emër të tij, avokati David Young ka parashtruar një kërkesë në drejtim të gjyqtarit, Nicollas Guillou, e cila përmbanë 14 faqe dhe 51 pika gjithësej.

- Advertisement -

14 faqe arsyetime i ka dorëzuar në gjykatë avokati i Rexhep Selimit, David Young. Aty artikulohen faktet se pse sipas mbrojtjes Selimi duhet të lirohet me kusht nga paraburgimi. Kësaj kërkese të mbrojtjes i është bashkuar edhe kreu i VV-së, Albin Kurti, i cili i ka dorëzuar një letër gjyqtarit të procedurës paraprake, në të cilën i ka kërkuar atij që ta marrë për bazë kërkesën për lirim të Selimit.

Mirëpo përveç Kurtit, letër në Gjykatën Speciale në lidhje me lirimin e Rexhep Selimit, kanë dorëzuar edhe dy persona të tjerë.

Shyqri Nimani, që vetën e ka prezentuar si artist dhe profesor universitar, në letrën e tij ka thënë se Rexhep Selimin e ka fqinj, shkruan lajmi.net. Ai ka përshkruar Rexhep Selimin si një njeri që ka reputacion solid për veprën e tij atdhetare.

- Advertisement -

Madje, ndonëse kjo mund të jetë krejtësisht jo-relevante, ai i ka treguar gjyqtarit francez se Rexhep Selimi “i bije mirë çiftelisë”.

- Advertisement -

Nimani madje ka vazhduar t’i thur lavde Selimit, duke thënë se ai “është në rrugë të mbarë për të zënë vend në Panteonin e lirisë”.

Kjo letër i është bashkëngjitur kërkesës për lirim si aneks i veçantë me numër 3.

E përveç Nimanit, letër në Gjykatën Speciale ka dërguar edhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Ai thotë se Rexhep Selimin e njeh që 20 vite, dhe se herën e fundit që ishte takuar me të, i kishte treguar për talentin e veçantë që kishte zbuluar, pikturën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit