8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Simboli i Beogradit është një shqiptar me plis, e bëri skulptori kroat

Rekomandime

Sipas serbëve, skulptori i famshëm kroat, Ivan Meshtriviq, i ka tradhëtuar kur në përmendoren e njohur të “Fitimtarit të Beogradit“ (Beogradski Pobednik) kishte paraqitur një shqiptar me plis.

- Advertisement -

Sipas tyre, ky ishte një mashtrim i madh që i është bërë popullit serb.

Kjo përmendore me dekada të tëra e ka fshehur mashtrimin e madh, që trimi me shikimin e tij drejt Cerit, ishte një shqiptar me plis. Mediumi serb “Dveri srpske” shkruan se Ivan Meshtroviqi jo vetëm që kishte punuar kundër serbëve, por edhe në gjithë këtë tollovi ishin të përzier edhe Josip Broz Tito, Alojz Stepinac, komunistët, ustash, Njegoshi etj.

“Arsyeja themelore për ndërtimin e shtatores, e cila para Luftës së Dytë Botërore është quajtur “Fitimtari i Kosovës” nuk ishte, sipas tyre, që ai të bëhet simbol i Beogradit, por të bëhet një përmendore dedikuar çlirimit përfundimtar të Serbisë nga Turqia, dhe si e tillë u zbulua më 7 tetor 1938 në një lartësi të caktuar në tarracën e Kalemegdanit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit