15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

​Kosova dhe Serbia përplasen në takimin virtual të CEFTA-s

Rekomandime

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka replikuar me sekretaren shtetërore të Serbisë, Olivera Joçiq, e cila në një takim virtual të anëtarëve nënshkrues të CEFTA-s ka kundërshtuar që Kosova të trajtohet si shtet.

Në një komunikatë për media të MTI-së thuhet se ministri Krasniqi me këtë rast i është kundërvënë zyrtares serbe duke ia bërë të ditur se Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik, e njohur nga shtetet më të fuqishme dhe më të zhvilluara të botës.

- Advertisement -

“Pak ka rëndësi se a na njeh Serbia. Ne po përpiqemi të kemi raporte të një fqinjësie të mirë. Por duhet ta dini se Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik, si e tillë është e njohur nga shtetet më të fuqishme të botës. Prandaj edhe kërkesat e mia si ministër, që Kosova të trajtohet si e tillë, janë legjitime dhe të qëndrueshme”, tha ministri Krasniqi.

Ministri Krasniqi edhe në këtë takim ka përsëritur kërkesën që emërtimi UNMIK-Kosovo të hiqet dhe të shkruhet vetëm Republika e Kosovës.

“Kërkesën për heqje të emërtimit UNMIK-Kosova e kam bërë edhe në takimet që kam zhvilluar në Bruksel, në Sekretarinë e CEFTA-s dhe po e përsëris edhe në këtë takim se Kosova është shtet i pavarur dhe si i tillë të trajtohet nga të gjithë anëtarët e CEFTA-s”, u shpreh Krasniqi.

- Advertisement -

Kreu i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, po ashtu ka kërkuar nga të gjithë anëtarët ta respektojnë marrëveshjen e CEFTA-s, me theks të veçantë Serbia e cila po u nxjerr telashe bizneseve dhe mallrave të Kosovës kur kalojnë transit nëpër Serbi.

“Deri tash shenja e konformitetit, sipas marrëveshjes së CEFTA-s (CE), nuk po zbatohet nga shteti i Serbisë, andaj ju paralajmëroj se në zbatim të marrëveshjes do të marrim masa që në shtetin e Kosovës të hyjnë vetëm mallrat që kanë shenjën e konformitetit CE”, deklaroi në fund ministri Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit