12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Mocioni për rrëzimin e qeverisë, vjen reagimi nga zyra e Grenell

Rekomandime

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka zgjedhur të mos flas rreth zhvillimeve aktuale në vend, për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pas një mocion mosbesimi të paralajmëruar nga LDK.

”Çështjet politike nuk janë fokusi i tij”, ka thënë zëdhënësi i Richard Grenell, Dick Custin.

- Advertisement -

Custin, në përgjigjien e tij tutje ka shtuar se emisari Richard Grenell është i fokusuar në krijimin e vendeve të reja të punës.

”Fokusi i Ambasadorit Grenell është në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mundësive për punë”.

Kosova aktualisht gjendet në një krizë politike ndërsa dhe vazhdon të përballet edhe me pandeminë e koronavirusit.

- Advertisement -

Qeveria Kurti rrezikon të bie, pasi kreu i LDK-së Isa Mustafa inicioi mocion mosbesimi që do të rezultonte me prishje koalicioni pasi Kryeministri Albin Kurti pa paralajmërim e shkarkoi Agim Veliun e LDK-së nga detyra e Ministrit të Brendshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit