Gashi: Ju garantoj, s’ka zgjedhje serbe në Kosovë me 3 prill

0
136

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë në emisionin Pressing se Kosova nuk do ta lejojë as mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Zgjedhjet nacionale në Serbi do të mbahen më 3 prill. Ndërkohë, Kosova ndaloi përmes një rezolute në Kuvend mbajtjen e referendumit për ndryshime në Kushtetuën e Serbisë, përkundër një deklarate të shteteve të Quintit që kërkonte të mbahej ky referendum nën përcjelljen e OSBE-së.

“Ju garantoj”, tha ai.

“S’ka zgjedhje serbe në Kosovë me 3 prill. Pikë!”, shtoi ai.