2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Nebojsha Çoviq: Vendimi për ndalimin e referendumit është marrë diku tjetër e jo në Prishtinë

Rekomandime

Ish-shefi i ish-Qendrës Koordinuese serbe për Kosovën, Nebojsha Çoviq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk e ka pasur fjalën përfundimtare për çështjen e ndalimit të votimit serb në referendum dhe ka theksuar se vendimmarrësit janë në një vend tjetër, transmeton gazeta ruse në gjuhën serbe “Sputnik”.

Ajo çfarë tani bënë Albin Kurtit është rezultat i mendimit të tij se është mirë që çdo ditë të shoqërohet me një provokim të ri. Megjithatë ai nuk është figura kryesore në këtë, por adresat e duhura janë UNMIK-u, OSBE, BE, EULEX-i, dhe nëse flasim në kuptimin e sigurisë, edhe KFOR-i. Asnjëri nga ata nuk ka bërë asgjë në lidhje me këtë”, ka thënë Çoviq.

- Advertisement -

Çoviq pretendon se “është e qartë se mbajtja e referendumit nuk ishte as interesi dhe as qëllimi i tyre”, gjë që, siç shton ai, “shpjegohet me faktin që ndërkohë amerikanët po vendosin sanksione ndaj atyre që gjoja destabilizojnë paqen dhe proceset e paqes, ata heshtin për ngjarjet në Kosovë”.

“Prishtina nuk punon në mënyrë të pavarur, por është në funksion të punë kryesit, ndërsa qendra apo qendrat e vendimmarrësve ku është projektuar gjithçka janë të vendosura në vende të tjera”, ka shtuar Çoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit