2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Tarifat e reja të energjisë, si ta dini sa shpenzoni dhe a prekeni nga shtrenjtimi?

Rekomandime

Energjia elektrike do të shtrenjtohet për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kWh energji. Nëse aprovohet propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, tarifat do të fillojnë të aplikohen nga 1 shkurti. Por, si ta dini se sa energji shpenzoni ju?

Për ta kuptuar se sa shpenzoni energji, Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar një tabelë me faturat mujore që paguajnë konsumatorët, varësisht nga energjia që shpenzojnë.

- Advertisement -

Kategoria e parë janë konsumatorët që shpenzojnë deri në 300 kWh energji elektrike. Fatura mujore për këta lloj konsumatorësh është rreth 19 euro.

Në kategorinë e dytë janë konsumatorët që shpenzojnë deri në 450 kWh energji. Ata paguajnë rreth 28 euro në muaj për energjinë e shpenzuar.

Te kategoria e tretë hyjnë konsumatorët që harxhojnë deri në 600 kWh energji, e të cilëve për një muaj u vie fatura rreth 36 euro.

- Advertisement -

Kategoria e katërt përfshinë konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh. Deri tash këta konsumatorë kanë paguar rreth 47 euro në muaj, por me propozimin e ZRRE’së dhe pas subvencionimit të Qeverisë, do të paguajnë rreth 60 euro.

Propozimi i ZRRE’së
Për këta konsumatorë i bie se energjia do të shtrenjtohet për 12 euro e 31 centë.

- Advertisement -

Në kategorinë e pestë hyjnë konsumatorët që shpenzojnë 1 mijë kWh energji elektrike. Fatura mujore për ta deri tash ka qenë rreth 59 euro, kurse me propozimin e ZRRE’së i bie të paguajnë rreth 83 euro, që i bie 24 euro e 62 centë më shtrenjtë.

Si klasifikohen konsumatorët?

Konsumatori që shpenzon 300 kWh/muaj vlerësohet si konsumator që shpenzon energjinë e nevojshme për të mbuluar nevojat esenciale për një familje 4 antarëshe. Gjatë vitit, 20.5% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj, sipas ZRRE-së. Këta konsumatorë futen në kategorinë A.

Konsumatori me konsum 450 kWh/muaj – paraqet konsumin mesatar të një konsumatori të amvisërisë gjatë vitit. Bazuar në të dhënat e KEDS-it, konsumi mesatar (nga viti 2012 – 2020) nga amvisëritë që shpenzojnë mbi 300 kWh/muaj, është ~ 460 kWh/muaj. Konsumi mesatar në vitin 2021 për konsumatorët e amvisërive që shpenzojnë mbi 300 kWh/muaj energji elektrike është rreth 440 kWh/muaj. Gjatë vitit, 44% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj. Këta konsumatorë futen në kategorinë B.

Konsumatori me konsum 600 kWh/muaj – paraqet konsumin bazik minimal të një konsumatori me ngrohje elektrike gjatë dimrit, në bazë të analizave gjatë vendosjes së bllokut në tarifat e kaluara, 69% të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit, dhe 79% të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë nivel gjatë muajve të verës. Këta konsumatorë futen në kategorinë C.

Konsumatori me konsum 800 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum mbi bllokun e propozuar. Këta konsumatorë futen në kategorinë D.

Konsumatori me konsum 1000 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum më të lartë të energjisë elektrike. Këta konsumatorë futen në kategorinë E.

Kur do të fillojnë të aplikohen këto tarifa?

Sipas propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, tarifat e reja të energjisë elektrike, nëse miratohen, do të fillojnë të aplikohen nga 1 shkurti.

Këto tarifa do të jenë të aplikueshme deri më 31 mars të vitit 2023.

“Në një proces të ndarë të shqyrtimit të jashtëzakonshëm, të publikuar në ueb-faqen e ZRRE-së krahas këtij raporti, ZRRE ka vlerësuar se të Hyrat Maksimale të Lejuara që mbulojnë kostot e arsyeshme të shërbimit me energji elektrike janë €446.7 milionë. Kjo pjesë e raportit konsultativ ofron propozimin e ZRRE-së për nivelin e tarifave të energjisë elektirke që do të jenë të aplikueshme për periudhën 1 shkurt 2022-31 mars 2023 për të mbluar nivelin e kostove të arsyeshme…”, thuhet në raport.

Palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRRE’së kanë afat që ta bëjnë këtë deri më 28 janar, në orën 18:00.

“ZRRE-ja u ofron kompanive të rregulluara dhe konsumatorëve mundësinë që të shqyrtojnë dëshmitë dhe pikëpamjet e paraqitura në këtë raport konsultativ, me të cilat ata mund të mos pajtohen, dhe të komentojnë ato duke korrigjuar një gabim faktik, duke paraqitur kundër argumente ose duke ofruar të dhëna të reja të cilat ZRRE-ja mund të mos i ketë marrë parasysh. Palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së ftohen t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim në adresën [email protected] jo më vonë se 28 janar 2022, deri në ora 18:00h”, thuhet në raport.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka njoftuar të martën se zoton 75 milionë euro si ndihmë për qytetarët dhe bizneset për t’i përballuar çmimet e reja të energjisë elektrike.

Por, një lajm i keq nga qeveria erdhi për ata që e kanë të vetmen mënyrë të ngrohjes energjinë elektrike dhe që shpenzojnë më shumë se 600 kËh në mauj, ndërsa ata që janë nën këtë limit do të paguajnë siç kanë bërë deri tash.

“Subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0% rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiak deri në konsumin prej 600 kWh mbetet me 0% rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRRE për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë.

Sipas propozimit të ZRRE’së, tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj do të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh, derisa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kWh rrymë në muaj, do të përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit