13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ngjela: Eksperti i madh amerikan zbarkon në Tiranë, është çështje ditësh e tmerrshmja që do t’i ndodhë Berishës

Rekomandime

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka thënë se eksperti i madh diplomatik që do të drejtojë në distancë dhe do të mbështesë me forcën e politikës amerikane Byronë Kombëtare të Hetimit Damian Smith, ka zbarkuar sot në Tiranë.

Ngjela ka thënë se Smith i ka përcjell mesazhin sot ish-kryeministrit Sali Berisha, se kush është i korrptuar do të hetohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, përcjell Bota sot.

- Advertisement -

Avokati parashikon që marrja nën akuzë e Berishës, nga BKH është çështje ditësh.

Sipas tij, Shqipëria në këtë moment ndodhet në prag të shkëputjes së saj nga mesjeta korrptive “që i ka marrë frymën” dhe “fabula Berisha po merr fund”.

Reagimi i Ngjelës në Facebook:

- Advertisement -

Erdhi më në fund eksperti i madh diplomatik që do drejtojë në distancë dhe do të mbështesë me forcën e politikës amerikane Byronë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri.

Ai është Damian Smith. Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

- Advertisement -

Suksesi antikorrpsioni dhe antikrm, mori më në fund trajtën e konkretes. Dhe këtë angazhim zoti Smith e shprehu hapur e drejtpërsëdrejti.

Në historinë e tiranëve ka një gjë të përbashkët, tek të gjithë: ata kanë frikë të tmerrshme nga ndëshkimi.

Po krlmet që kanë bërë?

Ato, ata i dinë vlerë.

Por, Damian Smith tha sot në Tiranë se korrpsioni dhe krlmi i pandëshkuar deri tani, do të kalojë nën hetimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila sot filloi aktivitetin e vet profesional.

Duke marrë në analizë faktike, atë që tha ambasadorja dje; dhe sidomos fjalimin e zëvendës ambasadorit Smith sot, arrijmë në konkluzionin se marrja nën akuzë e Sali Berishës, nga BKH, duhet të jetë çështje ditësh.

Byroja Kombëtare e Hetimit është organ kushtetues në Shqipëri. Por, nëse ajo këto ditë fillon çështjen penale kundër Sali Berishës me akuzë për korrpsion, në bazë të ligjit, ai nuk mund të marrë dot mandatin e deputetit.

Të gjithë të korrptuarit e lartë, duhet të përgatiten për hetimin profesional që i pret.

Shqipëria në këtë moment ndodhet në prag të shkëputjes së saj nga mesjeta korrptive që i ka marrë frymën.

Dhe ky lajm, erdhi pikërisht një ditë pas llomotitjes “heroike” të Sali Berishës, me një monolog shterpë dhe pa përmbajtje as politike, e as juridike.

Gjithsesi, personi kompetent i politikës amerikane në Tiranë, iu përgjigj ashpër Berishës, por krijoi ndërkaq optimizëm te shqiptarët.

Saliu dje tha: ta dijë mirë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, se, këtu, jam unë.

Kurse Damian Smith, me shumë theks, i tha sot atij: këtu tani është BGH. Kush është i dyshuar për korrpsion do kalojë nën hetim. Pandëshkueshmëria do të marrë fund.

Dhe kuptohet se edhe fabula Berisha po merr fund.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit