-2.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Arkitekt Sinani, shqiptari i shquar nga Sinanajt e Tepelenës

Rekomandime

Elitari me identitet të vjedhur. A nuk meriton emrin e madh të këtij gjeniu të arkitekturës ta mbajë një institucion, një shesh apo një rrugë?! Përse ky mohim?

Mimar Sinani “Mikelanxhelo i Orientit” , Arkitekt Sinani, i hapërdarë (i hallakatur apo i shpërndarë)mes Azisë dhe Evropës, gjeniu i arkitekturës mesjetare, si njeri pa atdhe.

- Advertisement -

“ Besimtari në Xhami ndihet si peshku në ujin e pamatë, ndërsa (munafiku)* hipokriti ndihet si zogu në kafaz!” Arkitekt Sinani

Vo:* munafiku (turk)= Hipokriti-në shqip

Koha dhe politika kanë qenë të egra dhe të padrejta me shqiptarët në tërësi dhe me njerëzit e vlerave kombëtare në veçanti. Karriera e lavdishme e Arkitekt Sinanit numëron rreth 400 vepra që nga Meka, në Krime e deri në Vjenë. Ishte njeriu që i ndryshoi faqen Stambollit me ndërtime teologjike, urbane dhe ushtarake… Është ndërtues i xhamisë në qendër të Vlorës dhe i Kalasë së Aulonës së lashtë, rrënojat e së cilës sot janë varrosur nën pallatin para stadiumit “Flamurtari”.*

- Advertisement -

* Ky artefakt historik, lëngon nën pallat për shkak të pangopësisë dhe antikombtarizmit autentik pellazgo-Iliro-shqiptar, pasi me mënyra barbare po zhdukin identitetin kombëtar.

*Ndërtuesit dolën me pretendimin se ishin pronar të truallit, ku janë rrënojat e kalasë së Vlorës.. Madje paraqitën dokumente pronësie (tapitë). Kjo është çudia më e madhe. Pasi xhamia e Muradijes në Vlorë, në fillim të shek. XVI është ndërtuar në formën e një tyrbeje. Kurse në vitin 1542, u rindërtua nga Arkitekt Sinani me urdhër të Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, i cili vizitoi Vlorën. Me gurë të sjellë nga bregdeti shkëmbor i Vlorës, ndërtoi dhe Kalanë e Aulonës në lagjen Skelë, pranë portit detar(sot para stadiumit “Flamurtari”).

- Advertisement -

Ndër veprat e tij vlen të përmenden 40 çezmat që i çuan ujë gjithë Stambollit, kurse kryearkitekt Sinani vdiq i etur për një pikë ujë.

Nxënësi i tij, Mehmet Sedefqari, nga Elbasani ishte projektues dhe ndërtues i xhamisë Blu, në Stamboll. Ai projektoi veprën e kultit Taxh Mahall në Agra të Indisë, të cilën e ndërtoi bashkë me ndihmësin e tij, Ahmetin. Kjo njihet si një nga shtatë mrekullitë e botës për Mesjetën. Edhe arkitekt Kasemi ishte shqiptar, bashkë me tre të tjerët, kanë lënë emër në arkitekturën osmane. Madje dhe sot në Stamboll thonë “Kalldrëmet shqiptare”, ose “sokakët e arnautve” se ishin arkitektët shqiptarë, ata që shtruan me pllaka guri të gdhendur rrugët e Stambollit. Le të shohim më hollësisht, se cili ishte Arkitekt Sinani.

Mimar Sinani apo Arkitekt Sinani, lindi më, 29 maj, 1489 dhe ndërroi jetë më, 17 korrik, 1588 në Stamboll, Turqi. Qysh në moshën 17-18 vjeç Sinani u radhit në repartet e Jeniçerëve të Perandorisë Osmane. Gjatë betejave si ushtar i Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, ai njohu arkitekturën e vendeve të ndryshme, si: Egjipt, Persi, Siri, Rodos, Moldavi, Bullgari, Itali Vjenë etje

Për prejardhjen e tij, flitet shumë. Thonë se ai është armen, grek, turk etj. Të gjithë krenohen me të, ndaj duan të njihet si bir i tyre, por e vërteta qëndron ndryshe. Janë faktet ato që flasin ndryshe. Ai e ka prejardhjen nga fshati Sinanaj (Tepelenë).

Historia, ne shqiptarëve, na përmend shpesh. Herë na ka lartësuar dhe herë-herë na ka fshikulluar për kokat që ka nxjerrë ky truall në shërbim të kombeve të tjera. Me të drejtë shkrimtari Kim Mehmeti thotë: “Ne jemi një popull i vetmuar”.Mund të shtojmë se ne jemi një “popull i grabitur”, dhe historia na ka grabitur dhe mohuar ata që i kemi pjellë vetë. Nga të parët që na është vjedhur, është Arkitekt Sinani, një prej arkitektëve që në shekullin XVI mëkëmbi dhe civilizoi arkitekturën orientale. Na është vjedhur Sami Frashëri, Aleksandër Moisiu, Karl Gega…e sa e sa të tjerë “

Por le të kthehemi 430 vjet pas, kur jetoi një nga kolosët më të mëdhenj të arkitekturës botërore, Mimar (arkitekt) Sinani. Arkitekti i madh i quajtur “Mikelanxheloja i Orientit”, sipas studiuesit Denis Sharp, Sinani lindi në një familje ortodokse greke. Këtu nis edhe enigma e origjinës së tij, i cili nga burime të tjere,(Henry Maththwes) e quan bir të një familjeje kristiane që kishte përzgjedhur masonizmin. Historianët turq thonë se Sinani, vinte nga një familje turke dhe aktualisht trajtohet si një arkitekt turko-osmanlli.

Prejardhja e tij e diskutuar shqiptare, është ajo që fiton edhe më shumë vlerë, pasi sipas burimeve historike turke, ai ka qenë mik i ngushtë me komandantin legjendar osman Sokullu Mehmet Pashën, i cili rridhte nga një familje nga Bosnja (dhe që më parë quhej Sokoloviç).

Poeti ynë i njohur dhe studiuesi, Akademik Xhevahir Spahiu shprehet: “për hir të së vërtetës duhet kërkuar dhe gjetur prejardhja e Arkitekt Sinanit, sepse kur bëjmë shkencë duhen gjetur edhe rrënjët gnoseologjike. Për Sinanin ka rreth 1000 libra, sipas të cilëve prejardhja e tij ngatërrohet më shumë. Ai tregohet si turk, bullgar, boshnjak etj, ndërsa grekët kanë predikuar me të madhe se ai ka qenë grek. Vetëm burimet gjermane nxjerrin origjinën shqiptare të Sinanit. Sipas Xhevahir Spahiut një përpjekje kanë bërë edhe dy studiuesit, Gjergj Frashëri dhe Sul Domi. Studiuesit e nxjerrin Sinanin me origjinë nga Qesarati i Tepelenës. Kundrejt Qesaratit, përtej Vjosës, ndodhet pikërisht fshati Sinanaj, që sipas studiuesve të mësipërm ka qenë pronë e arkitekt Sinanit. Në Shqipëri me emrin e tij është e lidhur edhe xhamia Muradie, në qendër të Vlorës dhe me kështjellën, rrënojat e së cilës ndodhen në vendin ku aktualisht gjendet stadiumi “Flamurtari”. Ndërtimi i xhamisë dhe kështjellës në Vlorë përqasen me ardhjen e Sinanit dhe ushtrisë turke në Vlorë (sipas Evlija Çelebiut), në mesin e shekullit të 16-të.

Poeti Spahiu parashtron edhe një fakt të rëndësishëm në lidhje me prejardhjen e Sinanit. “E pra nga ishte Sinani? Nëse ai bëri Sulejmanien e famshme në Stamboll dhe ishte kryearkitekti i Perandorisë Osmane, pasardhësi i tij në këtë post ka qenë pikërisht Mehmet Sedefqari, një arkitekt nga Elbasani, autori i Xhamisë Blu po në Stamboll. Prejardhja e Sedefqarit nuk dyshohet në Turqi. Po mbas elbasanasit? Erdhi një tjetër kryearkitekt tanimë nga mali i Tomorrit, arkitekt Kasëmi. Në vakëfnamenë e tij (testamenti), ai do thotë shprehimisht : “Unë jam nga Grëmshi i Tomorricës”. Kështu pra u krijua një traditë ndërtimi arkitekturor në perandori nga arkitektët shqiptarë. Sipas Gjergj Frashërit,:“prej arkitekt Kasëmit është zbuluar një xhami dhe hamam në fshatin e tij të lindjes”. Kështu përfundon ligjëratën e tij poeti Xhevahir Spahiu, në lidhje me tre kryearkitektët gjenialë shqiptarë të perandorisë multietnike osmane. Një fakt që e mbështet prejardhjen shqiptare të tre kryearkitektëve, është edhe termi “kalldrëmet shqiptare”, që përdoret edhe sot në Turqi, dhe që simbolizon mjeshtërinë shqiptare për ndërtimin dhe ustallarë (mjeshtrat) shqiptarë, dhe për kalldrëmet e bukura që stolisnin dikur qytetet tona.

Karriera artistike e Arkitekt Sinanit

Si arkitekt Mimari, nisi të njihet pas ndërtimit të urës mbi Lumin Prut në Moldavi më 1538. Këtë urë, Sinani e projektoi dhe e ndërtoi brenda 13 ditëve që t’i shërbente Ushtrisë së Sulltan Sulejmanit(të ashtuquajturit “Kanuni” ose “Ligjvënësi”) i cili merrte pjesë në fushatën e Kara Budanit. Që nga kjo betejë Sulltan Sulejmani e mbante Sinanin afër dhe pak më vonë e emëroi kryearkitekt të perandorisë osmane. Kultura evropiane, Sinanin e ka krahasuar me Mikelanxhelon dhe e thërrisnin “Mikelanxheloja i Orientit”. Sinani si kryearkitekt, punoi edhe gjatë kohës së sundimit të Selimit II dhe Muratit III. Pra ka punuar me 3 perandorë.

Projektet e tij dhe që i zbatoi vetë apo nën drejtimin e tij ndahen ne tri grupime:

a-Ndërtimet e Kultit,

b-Ndërtimet Ushtarake,

c-Ndërtimet Civile.

Gjatë karrierës së tij në disa dekada, arkitekti projektoi objekte të mëdha që me kohë shërbyen si simbole të perandorisë si: Xhamia Shehzade Mehmetit (djali i vdekur i Sulltan Sulejmanit), xhamia Sulejmanie në Stamboll si edhe Selimijen në Edrene. Për shërbimet e larta ndaj perandorisë osmane, mori titullin “Koxha Sinan” që do të thotë, Sinani i Madh.

Nga arkitektet e kohës moderne, të ditëve tona, ai vlerësohet si mjeshtër në përdorimin e gurit dhe për akustikën e objekteve.

Historia e arkitekturës e ka ndarë aktivitetin e tij në tri periudha:

1-Faza e çirakllëkut(ndihmës arkitekt), ku hynë Xhamia e Shehzade Mehmetit në Stamboll.

2-Faza e kallfës(mjeshtrit)gjatë së cilës ndërtoi Sulejmanien Madhështore, në Stamboll në 7 vite, kushtuar Sulltan Sulejmanit.

3-Faza e ustallëkut ose Krye-mjeshtërit, Sinani ndërtoi Selimijen në Edrene, kur mbretëronte Selimi i Dytë.

Arkitekt Sinani ka meritën e ndërtimit të ujësjellësit“40“çezmat (Kërkçeshme) në Stamboll. Ai që çoi ujin në gjithë Stambollin, vdiq me buzë e shpirt të tharë për një pikë ujë.

Sinani ndërtoi 92 xhami,52 mesxhide (xhami të vogla),55 medrese, 7 daryl-kurra(shkolla për kuran), 20 tyrbe, 17 imarete (vende ku shpërndahet ushqim për të varfëritë),13 daryshifa (spitale), 6 rrugë uji, 10 ura, 20 karvansaraje (hotele), 36 saraje, 8 bodrume, 48 hamame (banja avulli) dhe gjithsej bëjnë 384 vepra. Në Shqipërinë Otomane të asaj kohe, Arkitekt Sinani ka ndërtuar xhaminë Muradie -Vlorë, xhaminë e Plumbit- Shkodër dhe kalanë e Vlorës te stadiumi “Flamurtari”, sot nën pallatin e ndërtuar në ditët tona.

Tyrbeja ku është varrosur Sinani në Xhaminë Sylejmanije

*Vepra e Mimar Sinani, arkitekti i bërë copash Ballkanit…

Ishte djalë i ri kur Sinani hyri në radhët e jeniçerëve, ku luftoi për vite të tëra. Gjatë betejave në shtete të ndryshme si në Egjipt, Irak, Rodos, Krime, Beograd, e deri në Vjenë, ai njohu arkitekturën e tyre dhe mësoi autodidact, duke mbajtur shënime. Më pas lundroi në Korfuz dhe Pulje të Italisë. Viti 1538 shënoi një kthesë në jetën e tij. Projektimi e ndërtimi i urës në Moldavi, në 13 ditë, ndikoi te sulltani, i cili e vlerësoi shumë. Ndaj kërkoi që ai të qëndronte pranë tij. Qysh aty nisi karriera e lavdishme e Sinanit, i cili ndërtoi rreth 400 vepra që nga Meka, në Krime e deri në Vjenë. Me punë dhe talent të pakrahasueshëm, Sulltani e emëroi kryearkitekt të oborrit perandorak. Sinani ia ndryshoi faqen Stambollit. Xhaminë Sulejmanie( Stamboll) e projekoi dhe e ndërtoi në 7 vite. Për shërbimet u quajt Koxha Sinan (Sinani i Madh). Ai njihej për thjeshtësinë dhe vullnetin për punë. Arkitektët evropianë, e kanë quajtur:

“ jashtëtokësor”, ose “kulmi i punës me gurë”. Ai merret si një nga shembujt e mjeshtërisë më të mirë të akustikës deri në atë kohë. Me punën e tij kolosale ai u shërbeu 3 sulltanëve. Jo vetëm ishte i zgjuar, por dhe me dinjitet, gjë që e bënte të veçantë personalitetin e tij. Si njeri me karakter të papërkulur, ai përherë mbronte tezën, njohuritë dhe punën e tij. Ndaj ishte i pabindur dhe në mosmarrëveshje me 3 sulltanët për të cilët punoi. Për shkak të dhuntive të tij gjeniale, afërsisë me sulltanin, privilegjeve që gëzonte, shkaktuan zili në oborrin perandorak. Ishin shumë smirëzinjtë që shpifnin kundër tij. Arritën deri sa i çuan fjalë sulltanit se, Sinani bënte qejf në xhaminë e Shehzade Mehmetit, kushtuar djalit të vdekur të Sulejmanit. Sulltan i Madhërishëm shkoi në xhami dhe e gjen mjeshtrin në mes të xhamisë ulur këmbëkryq duke pirë nargjile (lloj duhani turk që pihet me një llullë të gjatë). Ai turret drejt Sinanit, i cili me qetësi ngrihet në këmbë. “Për këtë të paguaj unë ty?“,-pyeti Kanuni ndërsa ai iu përgjigj: “Dëgjo! Ai i fryn nargjiles së tij, ndërsa shushurima e saj shpërndahet nëpër gjithë xhaminë,”- me shumë takt e mençuri ai i tregoi sulltanit se po maste akustikën e xhamisë, ku zëri dëgjohej në çdo kënd të saj. Dihej se mikrofonat dolën në kohët moderne. Sulltan Sulejmani vërtetoi sesa pa vend ishin thashethemet kundër Sinanit. Një fushatë kundër tij nisi edhe kur atij iu dha urdhri të dizajnonte dhe të zbatonte projektin e quajtur “40 çezmat”(Kërkçeshme),që do t`i sillte ujë gjithë Stambollit. Ziliqarët i fryn sulltanit në vesh se. I shtyrë nga thashethemet, Kanuni përsëri i kërkoi sqarime Sinanit, i cili e qartësoi dhe së fundi e solli ujin në Stamboll. Ky projekt i synuar që nga Perandori Bizantin, Justiniani, në shek. VI pas.Kr. Sulejmani i thotë arkitekt Sinanit të kërkojë ç`të dojë për shërbimin e tij dhe për ujin që shoi etjen e kryeqytetit perandorak.

“-Madhëri, punën time Ju e paguani me para dhe unë s`kam të drejtë të kërkoj asgjë”, – iu përgjigj Sinani.

-Nëse ti nuk ke dëshirë të zgjedhësh diçka, atëherë është dëshira ime, ajo, që do të të ofrojë diçka,”- tha sulltani, dëshira e të cilit nuk mund të thyhej.

-Madhëri, dëshira juaj u plotësoftë! Do doja që nga ujësjellësi i Stambollit, të më vinte një çezmë edhe në konakun tim”.

-Qoftë e thënë dhe e bërë!”- Sulejmani dha urdhër me gojë që të bëhet, por nuk e dha me shkrim si dokument zyrtar. Kryearkitekti deri në moshën 97 vjeç, piu ujë nga çezma e tij. Ankesat e njerëzve të këqij, të mësuar me thashetheme, shkuan deri tek sulltani.

Në këtë kohë në fronin perandorak ishte Murati i Tretë, nipi i Sulejmanit. Këshilltarët e sulltanit u ankuan duke shpifur se Sinani merrte ujë në rrugë jo të ligjshme. Në moshë të madhe, kryearkitekti 97 vjeç, u gjykua para parisë së Stambollit dhe u shpall fajtor për çezmën që kishte në konak. Me gjithë kundërshtinë e mjeshtrit se çezmën e kishte dhuratë nga Sulltani i Madhërishëm, Murati i tretë nuk e besoi dhe urdhëroi t’i pritej uji. I moshuar, i fyer publikisht, dilte më rrallë nga shtëpia, çezma e mëhallës (lagjes) ishte shumë larg, mjeshtri nisi të vuante nga etja. Sa ditë kalonin gjendja e tij rëndohej, deri sa zuri shtratin. Një natë korriku të vitit 1490, ndërsa lutej për një pikë ujë, sa për të shuar zjarrin që e digjte, përpëlitej në shtratin e vdekjes pa ia ofruar askush. Arkitekt Sinani, që shoi etjen e një qyteti, dha shpirt i zhuritur nga etja për një pikë ujë mes harrimit dhe mosmirënjohjes njerëzore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit