4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Nuk i kemi asnjë borxh Turqisë”, Rama i përgjigjet ultimatumit të Erdoganit për sulm ndaj Lëvizjes Gulen

Rekomandime

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan foli me tone të ashpra në Parlamentin e Shqipërisë pak ditë më parë kundër Lëvizjen Gulen në Shqipëri duke i kushtëzuar rifillimin e punimeve për përfundimin e Xhamisë së Namazgjasë me goditjen e kësaj lëvizjeje nga qeveria shqiptare. Deklarata e Erdoganit në Kuvend shkaktoi mjaft reagime, pasi u quajt si një ndërhyrje e një shteti të huaj në punët e brendshme të Shqipërisë.

- Advertisement -

Gazetarët e pyetën sot kryeministrin Rama nëse do të përmbushte kushtin e Presidentit Erdogan për të sulmuar Lëvizjen Gulen në Shqipëri në mënyrë që të rifillonin punimet për Xhaminë e Namazgjasë.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Erdoganit dhe as Turqisë, ashtu siç edhe sipas tij as Turqia dhe as Erdogani nuk na kanë ndonjë borxh neve.

- Advertisement -

“Mes miqsh dhe vëllezërish nuk ka borxhe”, tha Rama duke i dhënë kështu përgjigje edhe ultimatumit të Erdoganit kundër Lëvizjes Gulen.

Pak ditë më parë, Erdogan tha në Kuvend se qeveria shqiptare duhej të sulmonte Lëvizjen Gulen në Shqipëri, në të kundërt Turqia nuk do të vijonte ndërtimin e Xhamisë së Madhe.

- Advertisement -

“Shpresoj që kur të vij herën tjetër këtu, këto probleme të jenë zgjidhur”, tha Erdogan në Parlamentin e Shqipërisë.

Ai shkoi edhe më tej me ultimatumin e tij ndaj qeverisë Rama teksa tha mbrëmë se do të kthehej në Shqipëri në fund të muajit të Shenjtë të Ramazanit dhe se qeveria shqiptare duhet të “mbarojë punë” me Lëvizjen Gulen brenda shkurtit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit