21.3 C
Pristina
Monday, June 5, 2023

Byrek me shampanjë – mediat serbe tallen me shpenzimet e Kryeministrit të Kosovës

- Advertisement -

Të rekomanduara

Qeveria Haradinaj apo ndryshe Qeveria e luksit dhe sefas, ka pasur numrin më të madh të këshilltarëve ndonjëherë, 41 prej tyre këshilluan Ramush Haradinajn, e ku këto këshilla i kushtuan buxhetit të shtetit me shumën prej 966.307.34 euro.

Mëditje, akomodime në hotele, udhëtime të shtrenjta me avionë, darka e birra të shtrenjta paguan këta 41 këshilltarë të Ramush Haradinajt me para të taksapaguesve kosovarë.

Nga kjo shumë, 1 mijë euro i ka kushtuar buxhetit të shtetit një ditë pune e Qeverisë së Ramush Haradinaj dhe 41 këshilltarëve të tij.

- Advertisement -

E këto shpenzime të mëdha të kabinetit qeveritar të Haradinajt dhe vet kryeministrit në detyrë, kanë bërë jehonë edhe në mediet serbe.

Ato kanë shkruar se si është e mundur që Ramush Haradinaj ka bërë harxhime ekstravagante nga buxheti i shtetit në darka luksoze, pije, mëditje, bileta udhëtimi dhe akomodime në hotele të shtrenjta.

Deklaratën e Haradinajt e dhënë për mediumet kosovare se “Nuk kam harxhuar asnjë cent të shtetit të Kosovës për ushqim për vete, e ha drekën në zyre, burek apo diçka tjetër”, mediet serbe e kanë shfrytëzuar për tallje dhe ironizim.

- Advertisement -

“Një javë pas formimit të qeverisë me 9 shtator të 2017, si duket Haradinaj burekin e hante me shampanjë” shkruan N1, duke ju referuar shpenzimeve të Haradinajt ku në zyre kishte porositur 4 shampanje, në vlerë të 200 eurove, 50 për copë, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -