13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Presidenti kroat: Nuk mund të ofroj garanci për Thaçin

Rekomandime

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka demantuar shkrimet në media në Serbi se kinse ai i ka ofruar garanci Hagës për t’i mundësuar ish-presidentit të Kosovës, Hashimi Thaçi që të mbrohet në liri. Thaçi po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

- Advertisement -

“Kjo është e pamundur, nuk mund të jap garanci të tillë sepse kjo nuk është kompetencë e imja”, ka thënë ai duke iu u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në qytetin kroat, Sisak.

Ai ka përkujtuar që gjatë ngritjes së akuzës kundër Thaçit kishte deklaruar se për atë aktakuzë mendon “gjithçka të keqe”. Ai ka vlerësuar që aktakuza kundër Thaçit është mënyrë për ta dështuar rajonin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit