6.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

VV u përgjigjet akuzave të Zemajt për Vitinë: Viktimizimi, puna e vetme që ai bën

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë raportimit para Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, ka thënë se nuk i është dorëzuar asnjë dokument gjatë pranim-dorëzimit të detyrës.

- Advertisement -

Para komisionit, ai tha se nuk po e gjen as dosjen e sigurimeve shëndetësore.

E këtyre akuzave u janë përgjigjur nga Vetëvendosje. Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu ka thënë se as Ministri Vitia nuk ka pranuar ndonjë dokument nga ai paraprak, shkruan Kosova ime.

Kryeziu tutje ka thënë se nuk kanë bërë pranim-dorëzimin ndaj kësaj qeveri ilegale dhe ilegjitime për asyet që i kanë theksuar më parë.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Deklaratat e z. Zemaj do të ishin komike po të mos ishte ministër i Shëndetësisë, aq më tepër ministër i saj në kohë pandemie.

- Advertisement -

Sot ai paska thënë se arsye për keqmenaxhimin e tij me pandeminë na qenka se ish-ministri Vitia nuk i ka lënë asnjë dokument.

Ne nuk e kemi bërë pranim-dorëzimin ndaj kësaj qeveri ilegale dhe ilegjitime për asyet që i kemi theksuar. Pranim-dorëzimi i detyrës para se gjithash është akt ceremonial.
Detyra e Ministrit është politike dhe është detyrë e tij të shtyjë para politikat që janë në programin qeverisës. Mekanizmat përgjegjës për mirëmbajtjen e memories institucionale që përfshin secilin veprim e vendim ekzistojnë brenda ministrisë.

As ministri paraprak nuk i ka dorëzuar asnjë dokument ministrit Vitia. As ministrat tjerë.

Por, siç duket arsyetimi dhe viktimizimi janë punët e vetme që ministri aktual ka bërë që nga marrja e detyrës. Rezultatet po e tregojnë këtë gjë. Jo kompetenca, neglizhenca dhe mosveprimi i tij po vret çdo ditë qytetarët tanë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit