12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kurti i del në mbrojtje Gërvallës: Kjo fushatë nisi pas suksesit të saj në Bruksel

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dalë në mbrojte ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gervalla, e cila ditët u kritikua shumë për disa deklarata kontraverse rreth Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Kurti ka habitur me deklaratën rreth Gërvallës, dukë thënë se fushata kundër ministres erdhi pas vizitës së suksesshme në Bruksel.

“Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel”, tha Kurti.

Gërvalla kohë më parë në një medium kosovar kishte thënë se do të dërgojë materiale në Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, nëse do të kishte mundësi.

- Advertisement -

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, citohet të ketë thënë Gërvalla aso kohë.

Statusi i Kurtit:

- Advertisement -

Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel.

Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit