11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

U rrëmbye nga forcat serbe si 17-vjeçar, rivarrosen sot eshtrat e Nuredin Dvoranit nga Drenasi

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sot do të rivarrosen eshtrat e Nuredin Dvoranit, 23 vite pas rrëmbimit dhe zhdukjes në moshën 17-vjeçare nga forcat serbe, raporton Express transmeton Kosova ime.

Në njoftim bëhet e ditur se Dvorani ishte zhdukur dhunshëm nga forcat serbe, më 30 prill të vitit 1999.

- Advertisement -

‘Pas njëzet e tre vitesh nga rrëmbimi dhe zhdukja nga forcat serbe, rivarroset sot Nuredin Dvorani. Ai ishte në moshën 17 vjeçare kur ishte zhdukur mizorisht nga forcat serbe më 30 prill 1999”, bën të ditur njoftimi.

Tutje, bëhet e ditur se eshtrat e Dvoranit janë gjetur dhe zhvarrosur nga lokacioni i varrezës MASlVE në Qirez dhe janë identifikuar përmes analizës së ADN-së.

‘Me kërkesë të familjes, do të rivarroset sot më 21 janar 2022, ora 14:00, në fshatin Tërstenik, Komuna e Drenasit, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore, shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur dhe institucionet komunale”, bëhet e ditur në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit