Vuçiq mesazh Kurtit për zgjedhjet e prillit, tregon se synon mbajtjen e tyre edhe në Kosovë

    0
    94

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e Serbisë, ku serbët më 3 prill do të munden të votojnë jo vetëm në veri, por edhe në Kosovë.

    Vuçiq i ka dërguar mesazh kryeministrit Albin Kurti, se shpreson që të mos ndërhyjë dikush në votimin e serbëve në Kosovë, duke paralajmëruar edhe për pasoja.

    Madje, kur gazetari i tha se kryeministri i Kosovës ishte më i fortë se shtetet e QUINT-it dhe BE-ja, pasi e ndaloi referendumin serb në Kosovë, Vuçiq qeshi duke thënë se ‘ishte një shaka e mirë’.

    “Shpresoj dikush do ta kuptojë se cilat do të ishin pasojat nëse kjo nuk do të ndodhë. Unë jam i vrenjtur dhe rrudh vetullat, por buzëqesh kur QUINT-i thotë se kanë lëshuar komunikatë, por Kurti nuk ka dashur t’i dëgjojë [lidhur me mbajtjen e referendumit serb në Kosovë]”, tha Vuçiq për TV Pink.

    Gjithashtu, Vuçiq tha se sa i përket mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, disa faktorë të tjerë janë sjellë në mënyrë të papërgjegjshme, duke mos përmendur emra.