1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Pas ardhjes së Erdogan, gjuha turke futet si lëndë në shkolla

Rekomandime

Menjëherë pas vizitës e së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në vendin tonë, shkollat po vlerësojnë kërkesat për të mësuar gjuhen turke si lëndë me zgjedhje të lirë.

Shkollat 9-vjeçare kanë nisur të pyesin prindërit e nxënësve të klasave nga e 6-ta deri në të 9-ën në lidhje me vendosjen ose jo të gjuhës turke si lëndë me zgjedhje.

- Advertisement -

Në një e-mail, Drejtoria Rajonale Arsimore Tirane kërkon informacion te plotë nga shkollat për numrin e kërkesave të nxënësve për të mësuar gjuhen turke si gjuhe e huaj, pjese e kurrikules me zgjedhje pasi nxenesit të aprovohen ne secilën klase referuar planit kombëtar te arsimit 9 vjecar per nxenesit e klasave te 6 deri tek klasat e 9.

Mesueset kujdestare kane dërguar tek prinderit javën qe kaloi mesazhe ku kërkohet te mblidhen të dhënat mbi preferencat per gjuhen turke.

Ndërsa në Fletoren Zyrtare është publikuar ne datën 2 mars 2021 marrëveshja mes dy vendeve e cila parashikon futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke.

- Advertisement -

Referuar marrëveshjes, në nenin 3, pika 2, theksohet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë e kulturën brenda sistemit të tyre arsimor./Lapsi.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit