14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Përse po bie borë në shkretëtirën e Saharasë?

Rekomandime

Nëpër rrjete sociale qarkulluan këtë javë pamje ku duket shkretëtira e Saharasë e veshur me dëborë.

Të gjithë e dimë se Saharaja është një prej vendeve me më shumë thatësirë në botë me temperatura të larta që arrijnë deri në 50 gradë Celsius. Së bashku me Luginën e Vdekjes në Kaliforni dhe disa qyteteve pranë ekuatorit si Daloli në Etiopi dhe Vadi Halfa në Sudan, janë disa prej pikave më të nxehta në tokë.

- Advertisement -

Shkretëtira me përmasa gjigande shtrihet përgjatë 11 shteteve: Algjeri, Çad, Egjipt, Libi, Mali, Mauritani, Marok, Niger, Sahara Perëndimore, Sudan dhe Tunizi. Kodrat e rërës arrijnë deri në 180 metra ndërsa uji gjendet me pakicë.

Ndaj jo më kot shumë u befasuan kur panë kodrat e rërës të veshura me një vello të bardhë.

Në pamjet e fotografuara më herët gjatë janarit nga fotografi Karim Bouchetata është qyteti Ain Sefra i mbuluar me dëborë, i cili ndodhet në veriperëndim të Algjerisë.

- Advertisement -

Herët e tjera që kanë rënë dëborë në këtë rajon janë në 1979, 2017, 2018 dhe 2021.

Ain Sefra shtrihet në malet e Atlasit, 1 mijë metra mbi nivelin e detit dhe njihet ndryshe si ‘porta drejt shkretëtirës’, fare pranë kufirit me Marokun.

- Advertisement -

Në momentin që janë shkrepur fotografitë, temperaturat shënonin -2 gradë Celsius.

A po ndikojnë ndryshimet klimatike?

Reshjet e borës janë një fenomen tejet i rrallë në shkretëtirë për shkak së mungesës së ujit në ajër, edhe pse në orët e mbrëmjes temperaturat bien ndjeshëm.

Kriza klimatike është e paparashikueshme, me temperatura të larta rekord në disa shtete të Afrikës, e acare të pazakonta në skajin tjetër.

Sipas një studimi shkencor, i ftohti ekstrem mund të jetë si rrjedhojë e ngrohjes së Arktikut. Edhe pse studimi u krye në Shtetet e Bashkuara, ai parashikon se valët e të ftohtit do të vijnë duke e shtuar në mbarë botën si pasojë e ngrohjes globale.

Rezultatet e studimit nënvizojnë një “tjetër arsye pse duhen reduktuar me shpejtësi emetimet e gazrave serë që po shtyjnë ngrohjen globale”. sipas Forumit Ekonomik Botëror.

Vlen të theksohet se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga dora e njeriut kanë sjellë dhe një zmadhim të shkretëtirës së Saharasë. Sot, sipërfaqja e shkretëtirës është rreth 10 për qind më e madhe nga sa ishte një shekull më parë.

Shkretëtira përkufizohet si një vend në tokë ku reshjet e shiut nuk i tejkalojnë 25 centimetra në vit, sipas agjencisë shkencore amerikane “US Geological Survey”. Thënë kjo, nëse Saharaja vijon e zmadhohet, vendet përreth kanë më shumë të ngjarë që të përfshihen nga thatësira.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit