-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Ish-ministri i Integrimeve Europiane: Serbia “copy-paste” e botës ruse

Rekomandime

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, ka thënë se Serbia ka filluar tash e dy vite ta kopjojë botën ruse, me projektet e saj.

Reka ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se Serbia e kopjon botën ruse pikërisht në të ashtuquajtrën problematizimi i “shkeljes së të drejtave të serbëve jashtë Serbisë”, në mënyrë që siç ka thënë, të merret pretekst për të intervenuar në ato shtete.

- Advertisement -

“Serbia ka filluar tash dy vite ta kopjojë botën ruse me projektet e saj. Copy-paste i botës ruse në të ashtuquajturën botën serbe është problematizimi i “shkeljes së të drejtave të serbëve jashtë Serbisë” në mënyrë që të merret pretekst për të intervenuar në ato shtete, siç po bën Rusia tash e sa vite në Gjeorgji, Kazakistan, Ukrainë e kështu më radhë. E pamë çka ndodhi në gusht me të ashtuquajturën diplomaci kishtare serbe, me inaugurimin e patriarkut në serb në Mal të Zi. Po shikojnë se çka po ndodh me Bosnjë Hercegovinën dhe Republikën Srpska. Është për tu habitur se si BE-ja lejon një shtet kandidat që është Serbia, jo vetëm që të zhvillojë negociata, por edhe e shpërblen, në dhjetor të vitit të kaluar, në Samitin e fundit të Këshillit Evropian, si të vetmin shtet për të hapur kaptina të reja negociuese me BE-në, i cili nuk e zbaton as 43% të politikës së përbashkët të jashtme të sigurisë së BE-së, nuk aplikoi tash e 8 vite asnjë nga sanksionet ekonomike ndaj Rusisë, blen armatim rus, shfrytëzon kreditë kineze jashtë rregulloreve dhe direktivave për treg të lirë të BE-së. Unë nuk di se çka mund të bëjë me tej BE-ja se kjo për ta dënuar si një shtet jo që nuk sillet si shtet kandidat i BE-së por është pikërisht me një këmbë në të ashtuquajturin Union Euroaziatik të Putinit, e në anën tjetër negocion për Unionin Evropian”, ka thënë Reka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit