Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Driton Hyseni, ka njoftuar se ka dal pozitiv me Covid bashkë me familjen.
Njoftimin e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Prap Covid pozitiv, kësaj radhe komplet me familje!
Më vjen shumë keq për mungesën në angazhimet e planifikuara të kësaj jave!
Kujtojmë se ditëve të fundit shifrat me Covid janë rritur, kështu duke bërë që vendi të hyjë në një vale të re të koronavirusit.