9.7 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Analisti kosovar nga Amerika: Albini nuk është më i mençur se Hashimi e Ramushi

Rekomandime

Analisti i njohur nga Shtetet e Bashkuara, Bleron Baraliu, i cili merret me zhvillimet politike në vend, ka thënë se nuk e sheh kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, me inteligjencë politike më të lartë se paraardhësit, shkruan.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, Baraliu ka dhënë opinionet e tij për këtë çështje dhe të tjera, duke përmendur 10 pika të ndryshme me të cilat provon të kontestojë bindjet e formësuara politike të shoqërisë sonë.

“Albin Kurti po i theket (serish) politikës si filozof, por njerëzit e mençur e të ndershëm e dijnë mirë se politika është gjithçka tjeter veq se filozofi. Prandaj nuk e shoh Albinin me një IQ politike shumë më të lartë se paraardhësit”, ka shkruar ai.

Baraliu i cili që para 10 viteve ka promovuar idenë e Adem Demaçit si president të Kosovës, ka kundërshtuar edhe figurën e presidentit Ibrahim Rugova.

- Advertisement -

Më poshtë e keni shkrimin e plotë e të paredaktuar të tij:

“Disa fakte te ndryshme perzier me opinione dhe batuta shpejte e shpejte, sa per te pare ku mendoj se jemi ne lajthitjet kolektive:

- Advertisement -

1- aktori DjePardje qe iu ‘imponua’ Albinit nga EdiR eshte ne shkalle zie te vet Handkes. Por seshte kjo ndonje pune e madhe…

2- ideja per shkembim territoresh Ks v serbi ka ‘origjinuar’ me Biden dhe administraten Obama, jo Bolton dhe Trump

3- Per te vleresuar (realisht) peshen e Ks ne nivel strategjik, mjafton te vleresojme sjelljen e administrates Trump ndaj emperorit erdogan.

4- na ben mire te mbajmendme se Kosova eshte hiq me shume se nje fshat 2 milionesh, i refuzuar nga gjysma e botes, i vuajtur e sakrifikuar per te drejtat e veta elementare, si liria, proporcionalisht lart mbi popujt tjere evropian e metutje

5- politika nderkombtare nuk zhvillohet duke pretenduar se je ujk kur delet e dhite kane qene lendines tash e 20 vjet

6- Albin Kurti po i theket (serish) politikes si filozof, por njerezit e mencur e te ndershem e dijne mire se politika eshte gjithcka tjeter veq se filozofi. Prandaj nuk e shoh Albinin me nje IQ politike shume me te larte se paraardhesit…

7- UCK dhe populli jane protagonistet e clirimit te vendit nga serbia, e jo NATO e Amerika

8- UCK respektohet filluar prej DC e deri ne Moske e Peking si organizimi me i suksesshem i ndermarrjeve guerile per liri ne hiatorine e mirenjohur te njerezimit – por nencmohet me se shumti nga vet shqiptaret, kryesisht kosovaret

9- Ibrahim Rugova eshte jokonsekuencial, ashtu siq ka qene jorelevant ne aspektin progresiv pas 1992, prandaj skemi pse e diskutojme, por dogmatizmi rreth figures se tij, dhe genjeshtrat me te cilat mbeshtjellet figura e tij jane nje epidemi anti progresiviste qe bartet e reflektohet brez pas brezi, tek Hashimi, Ramushi, Albini, Edi, e keshtu me radhe. Qosja nuk eshte shume larg te vertetes pra!

10- Kosova, dhe e tere Shqipnia, kane nevoje per nje kendellje kauzash, ku mireqenia e njerezve dhe progresi me paqe e kohezion social tejkalon cdo marri turbofolklorike qe na mban ne vendin e fundit ne Evrope per nga arsimi, shendetesia, dhe ekonomia. Qeveria e ardhshme duhe te ndryshoj kurs duke filluar me cmpirjen dhe pranimin e se vertetes: jemi njerez me kapacitet te larte por ne fund te pusit! Duhet te fillojme progresin duke tejkaluar mohimit e se vertetes, dhe filluar menjehere me nje proces pajtimi kombtar, qe kafshon plumbin dhe shikon perpara.

Njerez, nuk ka ngelur me kohe ne bote per nacionalizem dhe idealizem symbullur. Populli deshiron te jetoj i lumtur mbi te gjitha. Gara nuk ofron pike per veshtiresi terrenesh kete shekull. Ata qe gjejne shtigjet me te lira, te paret arrijne boten e paqes dhe lumturise. Te tjeret do kerkojne azil ne keto caqe. Sa me shume qe zvarritemi ne, aq me te rralluara do na behen radhet, deri ne shuarje te plote!”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit