Nëpërmjet një shkrimi në “China Daily”, ky medium e paraqet Kosovën si shtet.
Këtë e ka bërë duke njoftuar publikun se në diciplinën sllallom i madh në Lojërat Olimpike “Pekini 2022”, do të garojë 17 vjeçarja, Kiana Kryeziu.
- Advertisement -
E përditshmja që është e shkruar në gjuhën angleze, është pronë e Departamentit të Publicitetit në Partinë Komuniste të Kines, ndërsa burim i këtij shkrimi ka qenë “Associated Press”.