8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Histori rrënqethëse nga Iufta: “Ma kanë mbyt djalin a, hajr i koftë, këso evladi pasna pas a”

Rekomandime

Sokol Qela nga Leqina ka treguar dje se si e kishte marrë lajmin se i është vr arë djali i tij, Rifat Qela në Betejën e Koshares.

Ai thotë se nuk e kishte ditur fare që i është bashkuar Brigadës “Agim Ramadani”, meqenëse djali i tij kishte marrë rrugën për në Gjermani.

- Advertisement -

Unë jam Sokol Qela, prej Leqine, djali im është kanë Rifat Qela. Më ka thanë “bac, a po ma jep izën për me shku në Gjermani, se fukarallak shumë e po du me shku për Gjermani. Thashë, “hajt djali jem, rruga e mbarë të koftë, shko”. Kur ka shku atje është shku për Shqipni. Kur ka shku në Shqipni është zatet me do shokë të vet aty. Edhe i kanë thanë: “Ku po don Rifat?”, thotë për Gjermani. I thojnë: a e din që brigada “Agim Ramadani” jemi këtu në Koshare e qysh po na len vetë? Djali thotë “a e keni pernime? Thojnë allahile a e ke pernime, me juve kam me vd ek e në Gjermani nuk shkojë kurrë”, tregon Qela.

Lajmin për vd ekjen e djalit thotë se ia kishte kumtuar Rrustem Berisha. Kur e kishte marrë lajmin për vdekjen e djalit kishte thënë se i vjen mirë që ka pasur një djalë të tillë.

“Nja katër bohen që i bijnë kufinit aty edhe vrahen ata të katër. Kur bijnë në kufi vrahen të katër edhe mue m’vjen haberi. Unë e pritsha rrogën e tij që po ma çon që është shku në Gjermani e Rrustem Berisha thotë ” Sokol Qela, t’u ka v ra djali në Koshare, unë i thashë a e ki pernime, më tha po, i thash Hajr i koftë, po më vjen mirë që pasna as qesi djali”,, ka treguar me lot Sokol Qela në përvjetorin e rënies të së birit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit