Gjilani prej ditësh ndodhet në Antalia të Turqisë, me ç’rast po zhvillon fazën e dytë përgatitore para fillimit të stinorit pranveror.
Atmosfera brenda kampit gjilanas është fantastike, derisa edhe futbollistët po e shijojnë në maksimum fazën.
Ylli argjentinas i kësaj skuadre, Agustin Torassa ka dhuruar spektakël për disa çaste, derisa ka kënduar këngën e Shkurte Fejzës, kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, , shkruan “Enigma”.
Torasës i është bashkuar edhe ylli tjetër nga Amerika Latine, Elton Cale i Braziliti, derisa pjesa tjetër e stafit kanë duartrokitur.