10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Po rrjepin qytetarët, BQK mund t’i mbyllë edhe dy bankat kryesore në Kosovë

Rekomandime

Pas tërheqjes së licencave të dy institucioneve financiare që lëshonin kredi me norma astronomike të interesit, Banka Qendrore e Kosovës pritet të marr masa edhe ndaj dy bankave komerciale që operojnë në Kosovë.

- Advertisement -

Gazeta inFokus ka mësuar se “Raiffeisen Bank”, dhe “ProCredit bank”, do të jenë nën llupën e BQK-së për tarifat e larta të shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Shumë shpejt pritet të merren masa për ndryshimin e tarifave të shërbimeve të bankave. Qytetarët po dëmtohen me tarifat bllok të vendosura nga Raiffeisen Bank dhe ProCredit”, i ka thënë gazetës një zyrtarë i lartë i BQK-së.

Shërbimet e shtrenjta të bankave për hapje të llogarisë bankare, transferimet e parave, dhe shërbimet e ngjashme janë ngritur si shqetësim vazhdimisht nga qytetarët.

- Advertisement -

Vetëm hapja e një llogari bankare që shumë banka e ofrojnë pa pagesë në ProCredit kushton hiq më pak së 5 euro, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërsa në bankën tjetër, në “Raiffeisen Bank” transferi i parave nga një llogari në tjetrën brenda kësaj banke kushton 1 euro.

- Advertisement -

Në çmimoren për shërbimet që ofron kjo bankë të hyrë në fuqi nga 23 tetori i këtij viti shihet se 5 euro i kushton klientëve edhe çdo tërheqje dhe deponim në bankomate të ProCredit Bank Kosovë me kartelë debiti.

Në ProCredit Bank 5 euro i kushton çdo kosovari edhe mbyllja e llogarisë rrjedhëse.

Edhe për shërbime tjera bankare qytetarëve u ndalen shuma të konsiderueshme nga mjetet e tyre nëse transferojnë, paguajnë apo kryejnë ndonjë shërbim tjetër bankar.

Viteve të fundit, ato janë shtrenjtuar me arsyetimin e udhëheqësve të institucioneve financiare se dëshirojnë ti motivojnë qytetarë dhe bizneset të përdorin teknologjitë online për këto shërbime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit