7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Diplomati serb për intervistën e Escobar: Mesazh se politikë e ashpër do të ndiqet ndaj Serbisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Rekomandime

Diplomati serb, Vladislav Jovanoviq ka analizuar mesazhet që ka dhënë dje emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për Gazetën Online “Reporteri.net”.

Sipas tij, Escobar është vetëm një pararendës i politikës së ashpër që do të ndiqet ndaj Beogradit me synimin për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe atë siç thotë ai, sa më shpejt që të jetë e mundur, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

“Për këtë janë të nevojshme të dy palët, Kosova dhe Beogradi. Në rrugën që sugjerojnë Shtetet e Bashkuara, Beogradi me siguri po kërkon gjithnjë e më shumë zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Jovanoviq, duke iu përgjigjur pyetjes se cilat opsione i ka lënë Escobar të hapura pasi tha se marrëveshja duhet të përqendrohet në njohjen reciproke, dhe nga ana tjetër, se ajo që është e pranueshme për të dyja palët është e pranueshme për Shtetet e Bashkuara.

Jovanoviq pret që Kosova, sado e ngathët mund të duket në raport me aleatët e saj, këtë herë do të jetë mjaft bashkëpunuese dhe se kjo do t’i japë Shteteve të Bashkuara mundësinë për të bërë presion të ri shtesë ndaj Serbisë për të bërë lëshimet e nevojshme në mënyrë që të arrijnë rezultatin përfundimtar sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe ai është njohja reciproke.

“Ne jemi pala kryesore që do të ekspozohemi ndaj presioneve që nuk kanë ekzistuar deri më tani në një masë kaq të drejtpërdrejtë dhe të ashpër. Dhe rrethanat ndërkombëtare, veçanërisht ato që lidhen me Ukrainën, janë në favor të Amerikës, e cila mund të justifikojë presionin e saj të ri me nevojën për të zgjidhur të gjitha situatat e krizës. Përveç Kosovës, është Bosnja, domethënë Republika Srpska, dhe ato dy anë të ushtrimit të presionit do të jenë paralele dhe mjaft urgjente. Unë shoh që Escobar është vetëm një pararendës i asaj politike të ashpër që do të ndiqet drejt nesh”, tha Jovanoviq, për Kosovo Online.

- Advertisement -

Gabriel Escobar, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, njëherit Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, ka folur në një intervistë ekskluzive për Gazetën Online Reporteri.net duke përcjellur mesazhe të prera që i adresohen Kosovës.

I dërguari i Presidentit Biden ka rikonfirmuar se për SHBA-të marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e përqëndruar në njohjen e ndërsjellë.

- Advertisement -

I pyetur nëse krijimi i Asociacionit ka alternativë, zëvendësndihmës sekretari amerikan Escobar tha se Qeveria e Kosovës është zotuar që të ketë Asociacion.

“Presim që si Kosova, ashtu edhe Serbia t’i respektojnë zotimet e mëhershme. Qeveria e Kosovës është zotuar që të ketë një Asociacion i komunave me shumicë serbe (AKS). Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dhe nuk do të diktojnë se çka duhet të bëjë ky Asociacion e as cilat duhet të jetë kompetencat e tij; ky është vendim sovran që duhet ta marrë qeveria e Kosovës”, tha Escobar për Reporteri.net.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit