Nga Viktor Buzhala
“Shef, a po na lagë pak fytin se o tha krejt”, ishte kërkesa më e shpeshtë që disa nga gazetarët më të famshëm të vendit ia bënin pushtetarëve të deridjeshëm. Kjo kërkesë vinte pasi kryenin me zell shumë punë në shërbim të tyre. Pra, në vend që të kritikonin qeverisjen mizerje, ishin specializuar për ta kritikuar opozitën e udhëhequr atëbotë nga Albin Kurti. Hidhnin gurë e dru mbi të. Por, kaq patën kaqik. S’mundën ta mashtrojnë popullin dhe makthi i tyre më i madh u bë realitet: Kurti fitoi bindshëm dhe u bë kryeministër.
Me tu bë, filluan të shpifnin çka u binte ndërmend. Sëriah populli nuk iu besoj.
Të gjendur në këtë situatë, tash kanë filluar të veprojnë përtej profesionit. Janë tu nxitë protesta me të gjitha mjetet. Pra, nuk po provojnë vetëm ti dezinformojnë njerëzit përmes rolit të tyre të informimit. Tash po merren direkt me politikë, në emër të gazetarisë.
Madje, dikur të njëjtit i kishin mpreh shpatat me Dardan Molliqaj and Co. sa ishte në Vetëvendosje. Pritej vetëm ndonjë dyIuftim me aIItia në mes të sheshit. Aq keq ishte puna. Tash, janë bë bashkë në realizim të interesave të ngushta.
Është i çuditshëm fakti se si formacioni politik i ashtuquajtur PSD ka 9 anëtarë aktiv dhe dhjetë prej tyre dalin çdo ditë të lume në televizione. Për sqarim, ky i dhjeti thotë që është në këtë kuazi parti vetëm për të dalë në televizor.
Kjo duhet hetuar, pasi mund të luhen nën tavolinë sponzorizime gjigante të parave për të destabilizuar vendin. Është absurde prania masive në media e këtij grupthi politik që nuk merr pjesë as në zgjedhje dhe nuk e përfaqëson askënd.
Detyra primare e mediave është informimi dhe përçuarja e interesit publik. Si mund të përçohet interesi publik kur në secilën media të vendit janë këta individë që publiku jo vetëm që nuk i do dhe ua ka treguar derën moti, por tashmë punojnë kundër popullit me çdo mjet.
Këta nuk janë opozita, as nuk janë gazetarë. Këta janë thjeshtë disa individë që qeverisja Kurti ua ka terë fytin, që ishin mësuar ta mbanin të lagur nga pushteti.