2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Milaim Zeka zgjedh fjalët më të ndyra për ta fyer Tomë Gashin

Rekomandime

Gazetari Milaim Zeka përmes një shkrimi në llogarinë e tij ka zgjedhur fjalët më të ndyra për ta fyer avokatin Tomë Gashi.

Zeka e ka vazhduar polemikën me Gashin, aty ku e kanë lënë – tek ofendimet.

- Advertisement -

Gazetari i tha avokatit se ky i fundit është “zorra e trashë e Serbisë”.

Ndër të tjera Zeka tha se sipas politikanes së ndjerë, Nekibe Kelmendit, Tomë Gashi njëherë një kohë, e ka detyruar një person ta puthë flamurin e Serbisë.

Reagimi Zekës erdhi pas zhvillimeve të fundit, ku PSD-ja bashkë me një numër të konsiderueshëm të qytetarëve – disa mijëra – protestuan sot kundër ngritjes së çmimeve të rrymës.

- Advertisement -

Gashi nuk ishte pjesë e protestës, por i shikonte nga zyra e tij e avokaturës duke e luajtur “tifozin e VV-së” – siç ju vu epiteti nga mediat.

E qytetarët Gashit ju përgjigjën duke ia çuar gishtin e mesit.

- Advertisement -

Nuk është hera e parë që Zeka dhe Gashi fyejnë njëri-tjetrit.

Madje në një moment, në një debat televiziv, Gashi dhe Zeka shajnë njëri-tjetrin, derisa avokati lëshon studion.

“E ka pas detyru nje klent, sipas te ndjeres Nekibe Kelmendi, me puthe flamurin e Serbise.

Pa kane ma qen se Tomqe, nuk e kishin marre avokat do komandanta te luftes, e keshilltar do politikan….

Mjerim ashte ky keks meshavine. Ky eshte zorra e trashe e Serbise!!!”, ka shkruar Zeka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit