2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Nazarko për Abazoviç është mendje e fuqishme intelektuale

Rekomandime

I pyetur nga drejtuesi i emisionit “Arnautistan” në MCN, analisti Mentor Nazarko tha fjalë vlerësuese per figuren e shqiptarit Abazoviç ne qender te zhvillimeve ndersa ne Mal te Zi do votohet per rrezimin e qeverise ekzistuese.

Është figurë impresive që ka bërë doktoraturë për etikën e globalizmit. Tregon një mendje që intelektualisht është e fuqishme. Ai në më pak se një vit ka arritur të bëjë për shqiptarët dhe Malin e Zi në planin cilësor më shumë sesa gjithë të tjerët (parti shqiptare apo jo): ka imponua rotacionin pas 30 vitesh të dominimit të një partie të vetme; ka imponuar ruajtjen e boshtit properëndimor për shtetin; ka imponuar mostërheqjen e njohjes së Kosovës; qëndrimin në NATO; ka imponuar rikthimin e pronave për qytetarët e Ulqinit; ka imponuar një marrëveshje me kishën që është brenda standardit perëndimor në marrëdhëniet e shtetit me komunitetet fetare; po imponon largimin gradual të Gjukaniviçit nga jeta politike – në fillim nga partia. Dhe të gjitha këto i ka bërë me një parti të vogël, qytetare; duke luftuar për një identitet të ri malazez; duke ruajtur stabilitetin e një vendi delikat ku përplasen Rusia me NATO-n, ku Serbia është e fuqishme nëpërmjet kishës dhe i ka bërë të gjitha këto, i anatemuar fuqishëm nga të gjithë krahët; nga shqiptarët si tradhtar dhe si çetnik dhe nga serbët si “shiptar”. Ai i ka shërbyer pajtimit multifetar, multietnik, multikulturor; ka shmangur destabilizimin e vendit; ka ruajtur marrëdhënie edhe me komunitetin ortodoks që është shumicë, me atë mysliman, por edhe me atë katolik, siç e tregoi pritja e veçantë që i bëri Papa Françesku në ditën e fundit të vitit dhe mesazhet e veçanta që Ati i Shenjtë i dha për Malin e Zi. Nëse ai bëhet kryeministër, kjo do të ishte një arritje epokale jo thjesht për të si individ, por për mbarë Ballkanin, për kauzën e pajtimit në Ballkan dhe sigurisht, edhe për kombin shqiptar.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit