11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Koci: Shteti dështoi me Molliqajn, polici që nuk e mbrojti veten si na mbron neve në rast nevoje

Rekomandime

Avokati Arianit Koci ka kritikuar sjelljen e Policisë së Kosovës në raport me protestën e djeshme të organizuar nga PSD.

Koci në një adresim në Facebook ka thënë se sjellja e Dardan Molliqajt në raport me një polic gjatë protestës nuk ishte e pranueshme.

- Advertisement -

Por, këto situata ndodhin në protesta. Kryesi i një veprimi të ndaluar me ligj, sanksionohet. Prandaj ekziston përgjegjësia penale apo politike”.

Koci thotë se ka mundësi që Dardani e ka pas pjesë të strategjisë, veprimin e tillë ndaj policit, por sipas tij problem më i madh është sjellja e policit dhe kolegëve të tij.

“Kur pengohet apo sulmohet në detyrën e vet, polici ka të drejtë ligjore, por edhe morale, me u mbrojt. Me e përdorë forcën propocionale për neutralizimin e sulmuesit”, ka shkruar Koci.

- Advertisement -

Koci thotë se Molliqaj ka mundur edhe të arrestohet e shoqërohet në stacion policor për veprimin e tij.

“Nëse në rastin konkret, polici nuk e ka mbrojtur vetën. Nëse se ka mbrojtur vetën, si do të na mbroj neve-në rast nevoje? Shteti e ka aparatin e dhunës në dorë. Duhet ta përdorë, kur e vlerëson që është e nevojshme. Në këtë rast, ka dështuar”, vijon tutje Koci.

- Advertisement -

Avokati hedh dyshime që mos reagimi i policisë ka ardhur nga fakti se Molliqaj përfaqëson një subjekt politik, pasi sipas tij tjera reagime kanë ndodhur me qytetarët e thjeshtë.

“Dështimi është edhe më i madh, kur e dimë që Dardani është fytyrë publike-kryetar i një partie politike. A kishte ndodh ky tolerim, po të ishte në vend të Dardanit, ndonjë anonimus? A e dini, sa persona janë proceduar për pengim të personit zyrtar? Për sulm, as të mos flasim”.

Koci megjithatë thotë se pa asnjë dilemë do të ishte i gatshëm të mbrojë Molliqajn në raste të ndonjë procedimi të tij.

“Kështu funksionon drejtësia”, ka përfunduar Koci.

Kujtojmë sot PSD ka publikuar një tjetër video ku pretendojnë se paraprakisht Policia në mënyrë të dhunshme ishin sjellë ndaj Molliqajt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit