7.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Dy të panjohur tentojnë ta rrëmbejnë një të mitur në Prishtinë pasi del nga shkolla

Rekomandime

Dy persona kanë tentuar ta rrëmbejnë një djalë të mitur, mëngjesin e së martës në Prishtinë.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i mituri ishte duke ecur në rrugë, pasi kishte dalë nga shkolla, në momentin kur dy persona e kanë kanosur dhe kanë tentuar ta fusin në veturë.

- Advertisement -

I mituri ka arritur të largohet dhe në veturën e të dyshuarve ka vërejtur se ka qenë një armë e gjatë.

Nuk është raportuar për persona të arrestuar, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.

“Tentim rrëmbimi-Prishtinë 15.02.2022 – 10:30. Është raportuar se VlKTlMA mashkull kosovar i mitur derisa kishte qenë duke ecur këmbë në rrugë pasi ishte dalë nga shkolla ishte kanosë dhe tentuar të futet me dhunë në një veturë në lëvizje nga dy meshkuj të panjohur. VlKTlMA kishte arrit të largohet dhe në veturën e të dyshuarve kishte vërejtur se kishte qenë një armë e gjatë. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit