8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Afër 70 të vdekur dhe 2500 të plagosur nga shpërthimi në Beirut (Video)

Rekomandime

Një shpërthim masiv u regjistrua pasditen e kësaj të marte në kryeqytetin e Libanit, Beirut. Si pasojë e këtij shpërthimi kanë humbur jetën 67 persona dhe kanë mbetur të plagosur 2500 persona.

- Advertisement -

Shpërthimi ndodhi rreth orës 17:30 me orën lokale dhe tronditi disa pjesë të kryeqytetit të vendit dhe një re tymi e dendur ka mbushur qendrën e tij.

Sipas njoftimeve shpërthimi ishte përqendruar pranë portit të Beirutit duke sjellë për pasojë shkatërrim në shkallë të gjerë e duke copëtuar dritare që ndodheshin disa kilometra larg si dhe shumë ndërtesa të tjera.

Disa stacione televizive lokale raportuan se shpërthimi ndodhi në portin e Beirutit brenda një zone ku magazinoheshin eksplozivë por nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit.

- Advertisement -

BBC shkruan se spitalet janë të mbushur me persona të plagosur ku shumë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit