10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Nga rritja e pagës minimale veteranët e rrejshëm do të marrin mbi 30 milionë euro shtesë çdo vit

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Kosova po e ngritë pagen minimale nga 170 ne 250 euro. Kjo është mirë. Por, të njëjtën kohe duhet me ua ngritë të ardhurat edhe mbi 30 mijë veteraneve që do ti kushtojë vendit mbi 30 milionë euro ekstra çdo vit. Ky ësht kusht ligjor pasi të ardhurat e tyre janë të lidhura me pagën minimale.

A është ky tregues që na ose kena Iuftu rrejshëm, pasi dihet pjesa më e madhe në atë listë janë veteranë mashtrues, ose kemi qenë krejt mercenarë në vend tonin. Kjo, pasi që secili njeri që Iufton dhe paguhet për atë Iuftë që e bën, është mercenar.

Kosova do të duhej të paguante majmë vetëm familjet e dëshnorëve dhe invalidët e Iuftës. Kjo, pasi të dy këto kategori duke i shërbyer vendit kanë humbur mundësinë për të pasur mirëqenie e në shumë raste nuk mund ta sigurojnë as mbijetesën.

- Advertisement -

Ndryshe, rritja e pagës minmale del të jetë tepër problematike për shkak të këtij grupi të madh që nuk punojnë fare. E pikërisht këtyre ua shohon sherrin shumë punëtorë që zgjohen herët në mengjes dhe shkojnë në punë duke punuar punë të renda pa pasur mundësi ta sigurojnë as minimumin ekzistencial.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit