4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Hoti nga Tirana zbulon tri projektet e mëdha mes Kosovës dhe Shqipërisë

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Avdullah Hoti kanë njoftuar se kanë pasur një takim frytdhënës në aspektin e forcimit të bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë.

Rama ka zbuluar dy aktivitete për të cilat kanë rënë dakord me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti për t’u zhvilluar në vjeshtë mes dy vendeve.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për mbledhjen e qeverive në pjesën e dytë të shtatorit dhe një kongres të autoriteteve vendore të Shqipërisë e Kosovës.

Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencë për media në Shqipëri, ka treguar për tri projekte që priten të realizohen.

“Dëshiroj t’i përmend tri projekte, e para, porti i Durrësit, ta kemi një pikë doganore, e dyta në fushën e energjisë, ne kemi sisteme komplomentare energjetike, të ndërtojmë një hidrocentral, ku të furnizohemi me energji. dhe projekti tjetër i madh, lidhja e dy kryeqyteteve tona me hekurudhë”, tha Hoti para mediave.

- Advertisement -

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kërkoi unifikim të faktorit politik shqiptar në të gjitha trevat shqiptare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit