4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pas Ukrainës mund ta kemi rëndin ne, ti japim secili nga 20 për qind të rrogës për ushtri

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Kosova duhet urgjentisht ta forcojë ushtrinë. Armatosja e saj është nevoja më urgjente për vendin, është top prioritet. Duhen dhënë miliarda që të mund ta përballojmë armikun tonë shekullor.

Ukrainën ne e kemi tek dera. Gjeograifikisht mund të jetë larg, por e kemi armikun e përbashkët, të natyrës së njëjtë. Krejt të zezat Serbia i realizon me inkuajimin dhe mbështetjen e Rusisë. Ne duhet të marrim mësim nga ky shtet dhe ta forcojmë ushtrinë tonë. NATO nuk do të Iuftonte as me Serbia as me Rusi, nëse ne nuk e bëjmë këtë.

Veriu i Kosovës mbetet një nga pikat më neuralgjike të Evropës pas Ukrainës. Padyshim, aty do të fillojnë provokimet. Nuk do të cuditësha nëse serbët aty e shpallin si territor të pavarur. Rusët shihen shpesh andej dhe do t’ua mbrehnin brinat serbëve të hyjnë. Dhe ata do ta bënin këtë.

- Advertisement -

Tashmë Vuciqi po mundohet ta luajë rolin e viktimës duke u përpjekur ta hajë me dy lugë: Edhe me BE, edhe me Rusi. Fatmirësisht Evropa i ka kërkuar të rreshtohet. Dhe po u rreshtua nga Rusia, qysh edhe është realisht, Kosova futet në NATO. Atëherë jemi të mbrojtur.

Por, cka nëse ndodhë një skenar tjetër.

- Advertisement -

Vuciq është dhelpër dhe pas kërkesës së BE-së ta sqarojë pozicionin, do të përpiqet me të gjitha mënyrat të fitojë kohë. Rusia do ti bëjë trysni të madhe që të veprojë në të kundërtën, të futet sa më parë në veri dhe të realizohet plani i tyre i përbashkët, në mënyrë që Kosova pastaj të diskutohet në tavolinën e negociatave në Këshillin e Sigurimit.

Imagjinojeni sikur në vend të Biden të ishte në krye të Amerikës Trump. Tashmë, serbët dhe rusët do të endëshin nëpër veri. Ndoshta do të ishin duke ia mësy edhe Prishtinës. Do të niseshin me parullën: Sa më shumë, aq më tepër do të na mbetet në fund.

E Trumpi mund të rikthehet në pushtet pas më pak se 3 vjetësh. E koha ecën shpejt kur e ke një armik në qafë.

Kosova kish qenë mirë me marrë një mësim nga Ukraina e me ia nise me ble armatim me të madhe.

Kosovarët, si në Kosovë, ashtu edhe në Diasporë duhet të ndajnë nga 20 për qind të pagës ose të ardhurave tjera për ushtrinë tonë. Është e vetmja alternativë që ta mbrojmë veten.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit