Një veprim i turpshëm ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Në rrjet është shpërndar një foto ku shihet flamuri kombëtar, ai i Shqipërisë, të jetë përdorur nga punëtorët e “Hortikulturës”, si mbulojë për dru.
Këtë veprim qytetarët e kanë parë si të turpshëm dhe të papranueshëm dhe të njejtin kanë kërkuar reagim nga institucionet përgjegjëse.
“Ne Turqi mundesh me u denu goxha shtrenjte mos me hekuros flamurin kombetar, te na drut i mbulon me flamur kombetar (edhe punetor i nderrmarjes publike), s’te penalizon as ligji.Shtet ma demokratik se Kosova, kurr ska me pas, kush don, bon cka don, kerkush nuk jepnpergjegjsi”, ka shkrar një qytetar.
“Duhet përgjigjet dikush, shum e gjaku o derdh per ket flamur.Flamuri esht i shejte”, ishte një tjeter koment i një qytetari.