3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Presidentja në takimin me Lajçakun e Escobarin: Dialog për njohje reciproke, palët të trajtohen barabartë

Rekomandime

Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërgarit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.

- Advertisement -

Siç bën të ditur Presidenca, Vjosa Osmani u ka thënë dy diplomatëve se Kosova është e përkushtuar në dialogun që në qendër e ka njohjen reciproke.

“Presidentja Osmani theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar për dialog që ka në qendër njohjen reciproke dhe u shpreh se Kosova e ka dëshmuar këtë me angazhimin e saj aktiv dhe me propozimet e bëra përgjatë procesit. Ajo gjithashtu përsëriti qëndrimin e Kosovës se marrëveshja për njohje reciproke nuk duhet të prekë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

“Është tashmë e qartë se Serbia po e bllokon progresin në dialog nëpërmjet qasjes së saj jokonstruktive”, citohet të ketë thënë Presidentja.

- Advertisement -

Osmani e ka përmendur edhe faktin që Serbia nuk i ka zbatuar një listë marrëveshjesh të nënshkruara. Presidentja ka theksuar se pret trajtim të barabartë të palëve në procesin e bisedimeve.

“Duke vënë në pah konstruktivitetin e Kosovës, Presidentja, gjithashtu bëri të qartë se lista e marrëveshjeve që nuk janë zbatuar nga Serbia është e gjatë dhe duhet të trajtohet urgjentisht nëse duam të rivendosim besimin në procesin e dialogut. Ajo tha se Serbia jo vetëm që vazhdon të mos zbatojë marrëveshjet e mëparshme, por ajo gjithashtu shfaq pengesa të qarta sa herë që marrin pjesë në takimet e organizuara në kuadër të dialogut në Bruksel. Në këtë drejtim, Presidentja tha se pret trajtim të barabartë të palëve në këtë proces nga ana e Bashkimit Evropian si ndërmjetësues i dialogut”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Presidentja po ashtu ka theksuar edhe një herë rëndësinë e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur me dhunë si prioritet në dialog.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit