7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

BashkëIuftëtari i Zahir Pajazitit: Kam tentuar të bëj vetëvrasje vetëm të mos bie në duart e pushtetit serb

Rekomandime

Bislim Zogaj, ish i burgosuri politik, i cili besohet se ka qenë personi i fundit që ka pasë kontakt me Zahir Pajazitin, në përvjetorin e vrasjes së Zahir Pajaziti me shokë, ka rrëfyer për atë kohë se si e kujton 25 vite pas.

“31 vjetorin personalisht e llogariti si ditëlindjen e dytë timen, sepse atë ditë më 31 janar të 97-ës ishin në pyetje sekondat që do isha gjallë apo jo… sepse në momentin kur kam kuptuar, pas ndarjes nga Zahir Pajaziti se edhe unë jam i përcjellur, kam tentuar në njëfarë forme të bëj vetëvrasje, t’i dal një makine përpara vetëm të mos bie i gjallë në duart e pushtetit serb”, ka treguar Zogaj për Edicionin Special.

- Advertisement -

31 janari për mua është një nga datat më të veçanta që më kujton humbjet e para dhe nga humbjet më të mëdha të UÇK-së , sepse ende mbetet Zahir Pajaziti një nga figurat udhëheqëse që është vrarë së bashku me Edmondin dhe Hakifin – këta ishin figurat emblematike të asaj kohe”.

Zogaj ka thënë se në atë kohë ranë ata që ishin “lajmëtarët e lirisë”.

“Çdoherë edhe në grupet ilegale kur janë burgosur, vetëm çka është shumuar dhe rritur ndjenja e patriotizmit dhe gatishmërisë për t’u sakrifikuar për lirinë e Kosovës”.

- Advertisement -

Ndërsa Zahir Pajazitin, ai e kujton si një njeri të “guximshëm, i ashpër dhe i vendosur”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit